Mbyllet java e 18-të e Superiores, Tirana e Egbos triumfon sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja Tirana-Bylisi mbylli javën e 18-të të Kategorisë Superiore, pas asaj midis Luftëtarit dhe Kukësit në Gjirokastër.

Ndeshja midis verilindorëve dhe gjirokastritëve u mbyll me barazimin e bardhë 0-0 dhe të dyja skuadrat dolën me nga një pikë. Ajo që dukej një ndeshje shumë e lehtë për skuadrën e Kukësit në fakt rezultoi të ishte një nga më të vështirat. Ndërsa, Luftëtari nga ana tjetër mundi që në këtë fillim viti të mbante të paprekur portën e tij.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” nga ana tjetër ishte plot aksion nga të dyja skuadrat. Tirana dhe Bylisi mund të thuhet se kanë zhvilluar një ndeshje të barabartë duke luajtur sa nga njëra anë e fushës tek tjetra.

Pjesa e parë e lojës u mbyll me vetëm një gol nga bardheblutë, që u realizua nga Elton Cale në minutën e 17-të të ndeshjes. Ndërsa, u desh minuta e 64-të e lojës që ekipi i Bylisit të arrinte të merrte barazimin.  Të dyja skuadrat patën mundësi të shumta për të shënuar, por golat ishin të paktë.

Vetëm në minutat shtesë Michael Ngoo arriti që të merrte fitoren për ekipin e Tiranës dhe t’i jepte avantazhin e fundit të kësaj përballjeje skuadrës së tij. Pas kësaj ndeshjeje bardheblutë kaluan në vend të dytë me 31 pikë dhe vetëm një pikë diferencë nga Kukësi i vendit të parë, ndërsa Bylisi zbriti në pozicionin e tretë me 30 pikë./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Avokati: Akuzat ndaj Ilir Metës, vepra të rënda penale

Pas më shumë se 10 muajsh në burg, Meta është ankuar në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon lirinë, fill pas ndryshimit të masës së sigurisë...

Dueli Gjeli-Manja, a është nisja e një përplasjeje me ‘Republikën e Prokurorëve’?

Nga Ylli Pata Kërkesa për inspektim ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, është rasti i parë i një përplasje zyrtare të qeverisë aktuale si një pushtet...

Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën

Gjashtë muaj pas debutimit të saj në Evropë, limuzina e re 6e i Mazdës po mbërrin në sallone. Në Evropë, Mazda 6e shitet ekskluzivisht si...

Lajme të tjera

Web TV