Qyteti kinez ku u shfaq virusi mbyll transportin publik

Qyteti i cili ka qenë edhe vatra e virusit misterioz i cili ka marrë jetën e 17 personave ka vendosur që të mbyllë përkohësisht transportin publik. Wuhan ka rreth 9 milionë banorë dhe virusi u shfaq në një treg me prodhime deti në dhjetor.

Koronavirusi i ri tashmë po përhapet në vendet e tjera, duke ngritur frikën e një krize globale shëndetësore.

“Virusi, i cili transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes,  është shumë i kollajtë që të përhapet”, -tha Zëvendës Ministri i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Li Bin./Fjala.al