Shqipëria me regjim hibrid, indeksi i demokracisë ulet me 3 vende

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“The Economist” ka publikuar indeksin në bazë të cilit mat demokracinë në 167 shtete të botës,

Sipas këtij studimi, niveli i demokracisë në Shqipëri ka pësuar rënie  gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë që vendi ynë mbetet pjesë e shteteve që kanë një regjim hibrid.

Shqipëria renditet e 79,  nga  vendi i 76 që ishte në 2018.

Vendi ynë është ulur në renditje, e ndikuar nga kategoria e “pjesëmarrjes politike” në 2019.

Ky faktor shpjegohet me mungesën e opozitës, në mbajtjen e zgjedhjeve vendore, në qershor të vitit të kaluar ku mazhoranca mori drejtimin e të gjitha bashkive në vend.

Indeksi i demokracisë vlerëson  5 indikatorë  të cilët janë procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura demokratike politike dhe liritë civile.

Në këto kategori Shqipëria ka pasur përmirësim të vlerësimit në liritë civile, procesi zgjedhor dhe funksionimi i qeverisë. Në rajon Serbia është vendi që renditet më lartë  për sa i përket indeksit të demokracisë duke u përcaktuar një shtet me demokraci në lulëzim.

Ndërsa Shqipëria lë pas në renditje Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën. Indeksi i The Economist vlerëson se në 167 shtete, vetëm 22 prej tyre plotësojnë indikatorët si vende me demokraci të plotë.

Ndërkohë që më shumë se një e treta e popullsisë së botës, ende jetojnë nën sundimin autoritar.

Norvegjia rezulton të jetë vendi me demokratik në botë e ndjekur nga Islanda dhe Suedia.

Të fundit

Skandali/ Dënimi me karrige elektrike i djalit afro-amerikan për një vrasje të suposuar

Në moshën 14 vjeç, George Junius Stinney, Jr bëhet personi më i ri i ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara...

Horoskopi ditor, 16 Qershor 2025

Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me tepër dhe te bëni sakrifica...

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë. Ajo nuk ishte vetëm një...

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Lajme të tjera

Web TV