Tare nuk ndalet, tjetër shqiptar në provë te Lacio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare duket se po punon për të marrë një tjetër talent  shqiptar te klubi italian.

Në një shkrim të “Tuttomercato.web” raportohet se Tare ka marrë në provë Astrit Ramën. 18-vjeçari shqiptar është rritur te akademia e AEK-ut të Athinës dhe Olimpiakosit.

Nga shkrimi i medies italiane mësohet se Rama ka kryer vizitat mjekësore, të cilat kanë rezultuar shumë në rregull dhe tashmë i mbetet vetëm bindja e trajnerit të të rinjve të Lacios.

Duket se Igli Tare ka një dëshirë të madhe për të mbledhur jo vetëm talentet e rinj, por kryesit ata me origjinë shqiptare te klubi që drejton.

Tani ka ngelur vetëm të shikohet nëse 18-vjeçari shqiptar do e bindë stafin drejtues të lacianëve./Fjala.al/

 

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV