Vrasja në Astir, familja e të dyshuarit: Vilsoni ishte shok i djalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranë, e Durrësit dhe e Dibrës janë në kërkim të një personi që e pretendojnë si autorin e vrasjes së ndodhur në Astir dy netë më parë.

Sipas të dhënave personi me emrin Noel Dishi është i shpallur në kërkim si autor i vrasjes, por çudia më e madhe është se viktima dhe personi i kërkuar janë shokë të ngushtë. Mbrëmë për gjatë gjithë natës është marrë në pyetje familja e Dishës, të cilët banojnë në Sukth të Durrësit. Ata kanë mohuar të kenë dijeni e aq më tepër që djali i tyre të jetë autori i një krimi të tillë.

“Ne e dimë që djali jonë me Vilsonin janë shokë të ngushtë. Ne s`dimë asnjë konflikt mes tyre. Jemi shokuar kur na kanë thënë këtë gjë!”

Ata kanë mohuar që djali i tyre të ketë bërë trafik droge ndonjëherë ndërkohë që kanë dhënë të gjithë informacionet që i duheshin policisë për atë akt. Kështu mbrëmjen e djeshme e deri në mëngjes policia ka mësuar se Vilson Tafçiu dhe Noel (S)  Dishi nga Dibra e banues në Sukth janë jo vetëm shokë por edhe kanë qenë bashkë madje në Francë dhe Zvicër.

Policia ka mësuar nga dëshmia e familjarëve të autorit të dyshuar se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre si i tillë. n.k. /Fjala.al/

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV