“Kush po i shfaros shqiptarët?!”, Zheji: Ata me Ferrari dhe Louis Vuitton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me anë të një shkrimi me titull “Kush po i shfaros shqiptarët?!”, analisti Artur Zheji kritikon sjelljen e liderëve shqiptarë, të cilët i konsideron “ca hajdutë xhepash, tregëtarë dhe uzurpatorë pa identitet të rracës e të kombit, në veprat e veprimet e tyre!”

Sipas Zhejit, këta drejtues “mjerisht po duket se po ja mbërrijnë të bëjnë atë që nuk e bënë dot qindra ushtri barbare, që shkelën, shkretuan dhe e shpopulluan këtë vend të shqiptarëve, dikur kaq krenar dhe përmbytur në ar, në mermer, në kështjella të larta e plot lavdi, që krijuan pjesën dërmuese të Historisë antike botërore…”

Në “360 gradë”, analisti shkruan se shqiptarët janë të poshtëruar dhe të përçarë nga këta hajdutë që lëvizin me Ferrari e Bughatti dhe vishen me Armani dhe Valentino.

“Shqiptarët e sotshëm, janë gati një turmë laramane, e poshtëruar dhe e përçarë dhe artificialisht të vjedhur e artificialisht të mjeruar, të shkelur e të dreqosur, të përbaltur dhe të nënshtruar, nga një varfëri e padrejtë dhe e pandershme!

Të zhvatur nga hajdutët me Ferrari e Bughatti, me Armani dhe Valentino, me Guçi e Lui Vuiton, dhe hajdutëria e tyre që ska të sosur, që po zbrazin si kurrë më parë tokat e këtij Kombi të Artë, që janë pëllëmbë e gjak dhe pëllëmbë e histori, tronditëse…”, shkruan Zheji.

Shkrimin e tij, Artur Zheji e mbyll: “Një Komb dhe një Tokë e stërlashtë pra, që ka rrezatuar në të gjithë botën Antike qytetërim, Dije dhe lidership, nuk ka sot, dhe mjerisht, një Mësonjtore të vërtetë, nuk ka sot një histori të vërtetë, nuk ka sot një Arkeologji të vërtetë, nuk ka sot një Akademi Albanologjike të vërtetë! Dhe sot, shqiptarët, këta trashëgimtarë të Princave dhe Mbretërve të dikurshëm, detyrohen të lajnë me lotë mjerimi, pjatat e banketeve dhe këmbët e llastuara, të ish barbarëve dhe të ish skllevërve të stërgjyshërve të tyre të madhërishëm, sot, të tradhëtuar më shumë se kurrë ndonjëherë!”

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV