Minxhozi për videon e Allës: 5-6 raste nuk janë më thjesht “e di personi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për analistin Skënder Minxhozi skandali me videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, nuk mund të kalojë me justifikimin se është përgjegjësi personale. Në emisionin “Real Story” në News 24, Minxhozi tha se ku bëhen 5-6 raste kryebashkiakësh me probleme, nuk mund të kalohet më me “e di personi”.

Sipas analistit, kjo situatë është krijuar sepse brenda partive politike nuk ka më garë dhe se për emrat vendos vetëm kryetari.

“Është shumë mirë që SPAK reagoi shpejt. Pra nuk jemi në terrenin që ngrihen akuza dhe nuk ka kush t’i gjykojë. Kemi strukturë që në dukje ngjan se po funksionon. Kur bëhen 5-6 raste nuk janë më thjesht “e di personi”. Jemi në kushtet e ligjit të dekriminalizimit. Fusha është bosh dhe gjej njeriun me pak probleme të mundshme. Personazhi që ka nxjerrë videon është në rregull, sepse e dimë që Artan Hoxha ka qenë edhe kundër Sali Berishës. Në krizë janë zgjedhjet e lira brenda partisë, partitë po inkriminohen me këtë lloj marrje duarsh të tarafit, jo fusim kushërinjtë, jo fusim këtë se e njohim, biznesmenë. Të ketë diku një primare, të ketë embrion mes dy emrave të paktën. Këtu vjen emri orën e fundit sepse e do kryetari i partisë”, u shpreh Minxhozi.

SPAK ka nisur hetimet për publikimin e një video në të cilën pretendohet se shfaqet kryebashkiaku Alla duke konsumuar kokainë.

Të fundit

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi....

PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti i ri, dalë nga zgjedhjet...

Kosovë, protestë kundër Gjykatës Speciale për vendimin ndaj Thaçit

Këtë të enjte në Prishtinë zhvillohet protesta kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Si rrjedhojë disa emigrantë kanë zhvilluar...

Rusia konfirmon: SHBA na bëri një propozim të pranueshëm

Pasi Donald Trump tha se një takim me Putin dhe Zelenskin mund të zhvillohej së shpejti, edhe Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus dhe...

Qarku i Fierit, ndër të vetmit me rritje të numrit të krerëve të lopëve

Prodhimi vendas në Shqipëri kohët e fundit është bërë objekt i sulmeve të shumta në media, shpeshherë pa argumente të qëndrueshme dhe larg realitetit...

Lajme të tjera

Web TV