Patozi: Rudina Hajdari mund të zgjidhë krizën politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koordinatori i ‘Bindjes Demokratike’, Astrit Patozi e sheh Rudina Hajdarin si personin e duhur për të zgjidhur krizën politike në vend. Në një intervistë për “Repolitix” në Report Tv, Patozi tha se problemi në Shqipëri qëndron te sistemi politik.

“Jam shumë i lumtur që nuk jam pjesë e asaj tryezë. Aty në pjesë dërrmuese janë ulur bashkëfajtorët. Formalisht nuk na takonte të ishim, se janë ulur parlamenti ekzistues dhe opozita jashtëparlamentare. Për sa kohë që është për ndryshime të thella në Shqipëri, e sistemit aktual që është e keqja kryesore, ne na përfaqëson dhe këtu e kam fjalën dhe për nga e majta dhe e djathta. Nuk kam asnjë kompleksi që të bashkojë me cilin do që ka këtë qasje. Jo, s’kam kontaktuar. Hap pas hapi do i shikojmë të gjitha format e bashkëpunimit me opozitën e re.

Tryezë e PD-PS që kanë dëshmitarë dhe opozitën parlamentare dhe dikush tjetër. Hajdari nuk ka përgjegjësi për krizën, por mund të shërbejë për të zgjidhur krizën dhe kriza zgjidhet nëse nga kjo tryezë del një produkt”, tha Patozi.

Ai u shpreh skeptik sa i përket arritjes së një drafti final për reformën zgjedhore deri më 15 mars.

“Parashikimet i kam të zymta për 15 marsin, nuk shikoj asnjë shenjë dhe asnjë provë që kjo tryezë do ketë sukses. E kam fjalën Reformë të qenësishme, madje s’do e quaja as sukses kalimin me të gjithë numrat rekomandimet e OSBE-ODIHR. Unë mendoj që janë të pamjaftueshme se nuk zgjidhin hallin. Mos presim që të huajt të na tregojnë cili është sistemi më i përshtatshëm. Kam frikë se as ato nuk do i bëjmë dot se ka sinjale që PD depolitizimin e komisione e ka të vështirë ta pranojë”, tha Patozi.

Të fundit

Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

Kujtesa e mirë është një shenjë e shëndetit optimal të trurit. Disa priren të kenë mangësi në kujtesë me...

Françesku, papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të Hënën pas Pashkëve, po thyen traditën lidhur me vendin ku do të prehet – duke zgjedhur një...

Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për...

U nda nga e dashura pasi surprizoi Eglin? Olsi shuan thashethemet

Këngëtari dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku, ka vendosur të shuajë thashethemet lidhur me marrëdhënien e tij me gazetaren, Denada Lura. Dyshimet për një mundësinë...

Clooney: Asgjë nuk të bën të dukesh më i moshuar se kur je 63 vjeç dhe i lyen flokët

Në paraqitjen e tij më të fundit në teatër për shfaqjen “Good Night, and Good Luck”, aktori i njohur George Clooney i ka habitur...

Lajme të tjera

Web TV