Reagon Ministria e Arsimit: “Saadi” u mbyll nga themeluesit, jo nga ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbylljes së kolegjit  “Saadi” dhe raportimit nga ana e medias, duke i shtuar dhe faktin se kjo ngjarje mund të kishte lidhje me largimin e diplomatëve iranian si “non grata” nga territori i Shqipërisë, ka reaguar sërish Ministria e Arsimit.

Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arësye reduktimi të të ardhurave të aftësisë paguese, dhe jo për arsye që janë botuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASSH. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e interesimit për të raportuar faktet

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi”, që financohej nga Irani dhe që ushtronte aktivitetin e saj prej disa vitesh në Tiranë. Vendimi, mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Sipas shkesës së firmosur nga Shahini, MAS detyron institucionin:

-Të kthejë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj tyre

-Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollorë që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar.

-Të vërë në dispozicion të zyrës vendore të arsimit parauniversitar, Tiranë, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë urdhër.

-Të mbulojë të gjithë shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve në zbatim të këtij urdhri

-Të dorëzojë në zyrën vendore të arsimit parauniversitar Tiranë të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë e kryer.

-Një grup pune renda tre ditësh do të marrë masa për mbylljen e këtij institucioni si dhe  transferimin e nxënësve në institucione të tjera. Gjithashtu ky grup duhet të administrojë të gjithë dokumentacionin.

Të fundit

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Lajme të tjera

Web TV