Këngëtarja amerikane Xhesika Simpson ka zbuluar së fundmi se ishte abuzuar seksualisht që fëmijë dhe kjo ngjarje ndikoi në varësinë e saj ndaj drogës dhe alkoolit.
“Unë isha duke vrarë veten me të gjitha pijet dhe pilulat,” u shpreh ajo.
Simpson hoqi dorë nga konsumimi i alkoolit në nëntor të 2007-ës kur kuptoi se gjendja e saj ishte përkeqësuar shumë si rrjedhojë e konsumimit të tepërt.
“Heqja dorë nga alkooli nuk ishte shumë e vështirë,” vazhdoi ajo. Unë e urreja ndjesinë që alkooli më linte pasi ndjehesha e mpirë gjithë kohës”.
Abuzimi filloi që kur ajo ishte gjashtë vjeçe. “Doja të tregoja prindërit e mi. Unë isha viktima, por disi u ndjeva keq.”- u shpreh ajo.
Gjashtë vjet më vonë ajo mori guximin t’u tregonte prindërve të saj gjatë një udhëtimi me makinë. Nëna e saj reagoi duke i bërtitur bashkëshortit: “Unë të thashë se po ndodhte diçka”.
“Babi e mbante shikimin te rruga dhe nuk foli fare,” shkroi Simpson.
Tani këngëtarja është martuar me ish-futbollistin amerikan të futbollit Eric Johnson, me të cilin ka tre fëmijë.
Ylli, i cili përdori terapinë për t’i lejuar vetes që më në fund “të kalojë traumat” tha se kishte kaluar në “një udhëtim të gjatë emocional dhe të thellë”./Fjala.al/Burimi:BBC