Sfida ndaj Partizanit në “Air Albania”, Kukësi autobusë falas për tifozët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kukësi do të përballet ditën e diel ndaj Partizanit, në supersfidën e javës së 19-të të Kategorisë Superiore. Ashtu siç është njoftuar kjo përballje do të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin e ri Kombëtar, “Air Albania”.

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka bërë me dije se ka venë në dispozicion 2 autobusë falas nga Kukësi, për tifozët, të cilët do të udhëtojnë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Skuadrën tonë e pret një ndeshje e madhe në një stadium madhështor, të dielën në orën 19:00. Në “Air Albania” luajmë kundër Partizanit dhe mbështetja e tifozerisë duhet të jetë e madhe, në mënyrë që edhe futbollistët në fushë të mos ndihen vetëm dhe të kenë një motiv më shumë për ta kthyer ndeshjen në festë.

Kështu, duke parë rëndësinë që tifozët kanë, klubi ka vënë në dispozicion të tyre 2 autobusë falas të cilët do të nisen nga qyteti i Kukësit ditën e diel. Të gjithë tifozët të cilët kanë dëshirë të mbështesin skuadrën e tyre, do të kenë mundësi të udhëtojnë falas drejt kryeqytetit. Detajet e udhëtimit do të bëhen të ditura në një njoftim të dytë, ndërkohë që ftojmë sa më shumë tifozë që të afrohen për të mbështetur skuadrën. Të nisim fazën e tretë në mënyrën më të mirë dhe së bashku, të luftojmë për të rikthyer titullin në Kukës.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV