S`përballojmë dot punën, kreu i SPAK: Më duhen edhe 2 prokurorë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shumë fluks pune në SPAK e për pasojë kërkohet të shtohet numri i prokurorëve. Sigurisht që duke patur parasysh thuajse paralizimin e punës së prokurorisë, shtimi i dosjeve do të ishte edhe i pashmangshëm.

Kështu mësohet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e hënë pritet të shqyrtojë kërkesën e kreut të SPAK-ut, Arben Kraja për shtimin e 2 prokurorëve të tjerë për shkak të fluksit të punës.

Burime nga KLP-ja bëjnë me dije se shkak i vakancave është bërë mungesa e prokurorëve me ‘Vetting’ të kaluar në të dyja shkallët. SPAK-u nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP, që duhet të ketë, ka vetëm 8 të emëruar dhe 2 të komanduar.

Sipas KLP-së “vonesat për emërimin e prokurorëve të SPAK-u nuk janë nga ne”. Në 26 dhjetor, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara ishin 2 prokurorët e komanduar që iu shtuan 8 të tjerëve që u emëruan. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Mos gënjeni që protestoni për Gazën!

Kjo nuk ka qenë kurrë për Gazën - as për palestinezët nga Galit Peleg Thonë se protestat janë për Gazën. Që...

Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë/ Rama jehonë lajmit

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka dalë në dritë në fshatin Strikçan të Bulqizës. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se specialistët kanë identifikuar...

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

Ralph Ziman, artist dhe fotograf i njohur, ka kaluar dekada duke reflektuar mbi dhunën dhe pasojat e saj përmes artit. I lindur në Johannesburg...

Ish-të përndjekurit, pesë dokumentet që nevojiten për të tërhequr paratë!

Vijon lista e ish-të përndjekurve politikë që duhet të plotësojnë dosjen për të tërhequr paratë e dëmshpërblimit. Vendimi është marrë në javën e fundit të...

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

Në shikim të parë, portet në zhvillim të Afrikës Perëndimore dhe nëntoka kriminale e Ballkanit Perëndimor duken si dy botë të ndryshme. Megjithatë, një...

Lajme të tjera

Web TV