Vrasja në Astir, vetëdorëzohet autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është vetëdorëzuar në polici Noel Dishi, 29 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e Vilson Tafçiut, në zonën e Astirit në kryeqytet. Ngjarja ndodhi më 20 janar, ndërsa Dishi u shpall në kërkim nga policia një ditë më pas.

Shkaqet që e çuan 29 vjeçarin drejt aktit të rëndë mbeten ende të paqarta, ndërkohë që me viktimën kishte patur më parë lidhje miqësie. Policia ka mësuar nga dëshmia e familjarëve të autorit të dyshuar se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre si i tillë.

Ai është vetëdorëzuar pas negociatave që autoritetet kanë zhvilluar me familjarët e tij.

Sa i përket viktimës, Vilsoni përdorte dy mbiemra, Tafçiu dhe Noka. Ai u deportua në vitin 2018 nga Franca për trafik droge./Fjala.al

Njoftimi i policisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit  V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.
Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara  dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët  para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.
Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.

Të fundit

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se sa dhe çfarë është eksportuar. Ky konstatim i referohet vendimit të shpallur...

Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida. Jake...

Real Madrid ngel me gisht në gojë, “Kroos 2.0” preferon një skuadër tjetër

Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e konsideron si pasuesin e Toni...

Igli Tare jep lajmin e mirë për tifozët e Milanit: “Pa merak, dy yjet që doni…”

Rafael Leao dhe Mike Maignan do të vazhdojnë të jenë pjesë e Milanit edhe për sezonin e ri. Këtë la të paktën të kuptohet...

Miratohet ndërtimi i centralit të energjisë elektrike dhe fotovoltaike në Kolonjë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe...

Lajme të tjera

Web TV