CEZ/ Pushohet çështja në Gjykatën e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të pushuar hetimet për çështjen e CEZ. Gjykatësi Lazër Sallaku ka arritur në konkluzionin se në privatizimin e OSSH nga çekët nuk ka vepër penale. Sallaku është i njëjti gjyqtar që pak ditë më parë mori vendimin për mbylljen e hetimeve për dosjen e “lobimit rus”, ku i pandehur ishte edhe kryeopozitari Lulzim Basha.

Mazhoranca socialiste ngriti edhe një Komision Parlamentar Hetimor për CEZ, ku doli me përfundimin se privatizimi i OSSH-së ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shtetit shqiptar. Në komision dëshmuan zyrtarë dhe ish-zyrtarë, midis tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij Shkëlzen Berisha.

Sa i përket hetimeve, Kuvendi ka kërkuar që kjo çështje t’i kalojë për hetim SPAK-ut.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV