Ja arsyeja pse polici rrugor prek makinën tuaj kur ju ndalon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë ne jemi ndaluar së paku një herë të vetme nga policia rrugore për t’iu nënshtruar kontrolleve rutinë për dokumentacion, identifikim, apo shkelje të rregullave që parashikon “Kodi Rrugor”.

Edhe pse duket sikur në fakt është thjesht rastësore, pse efektivët e prekin mjetin tuaj nuk është e tillë. Përgjithësisht e kemi vënë re se policët e prekin me dorë pjesën e sipërme të makinës kur na ndalojnë.

Në ditët e sotme, me zhvillimin e mjeteve të teknologjisë, zbardhja e krimeve të ndryshme është më e lehtë, por nuk ka qenë përherë kështu.

Sipas “The Law Dictionary”, policët e kanë pasur për detyrë të prekin makinat që ndalojnë në rrugë. Qëllimi kryesor lidhej me zbulimin e krimeve.

Policët linin shenjat e gishtave në një pjesë të makinës, kryesisht tek pjesa sipër vendit të shoferit, për të dëshmuar se X-polic kishte kontrolluar makinën.
Në rast se polici zhdukej për shkaqe të pazbuluara, makina e ndaluar kishte dyshime etj, shenjat e gishtave të lëna në makinë ndihmonin në zbardhjen e ngjarjeve të tilla.

Tjetër arsye lidhet me “presionin” ndaj shoferit. Një qëndrim i tillë krijon idenë se polici po kontrollon çdo lëvizje tënden me kujdes, ndaj ta harrosh se mund t’i bësh bisht.

Tani nuk e dimë me siguri nëse policët në vend e kanë ditur këtë taktikë, por me gjasë duhet të kenë dëgjuar.

Të fundit

Akuzohet për trafikim seksual, dhunë dhe shantazh/ Diddy përpara gjykatës federale sot

Ish-producenti dhe artisti i njohur amerikan Sean ‘Diddy’ Combs do të dalë këtë të hënë përpara gjykatës federale në...

“Nuk duhet të keni frikë!” Zv. presidenti i SHBA-së mesazh politikanëve shqiptarë?

Në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në javën e ethshme të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, zv. presidenti i Shteteve të Bashkuara të...

Java nis ters për 3 shenja të horoskopit! Probleme në punë, ankth dhe zënka

Binjakët: Java që nis mund të sjellë vonesa dhe probleme komunikimi për Binjakët. Nevoja për komunikim të qartë do të jetë më urgjente se kurrë,...

Kriza politike në Kosovë,deputetët mblidhen për të 11-ën herë për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në përpjekjen e njëmbëdhjetë për ta konstituar përbërjen e re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit. Deri...

Përplasja me armë në Laç, Amarildo Ndoj ende në gjendje të rëndë shëndetësore!

Amarildo Ndoj, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur pas një konflikti të ndodhur mesditën e të shtunës (3 maj) në Laç vijon të...

Lajme të tjera

Web TV