Mblidhet Superliga/ Klubet-Ramës: Plotëso kërkesat ose do ketë bojkot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova së bashku me disa drejtues të klubeve të Superiores kanë zhvilluar ditën e sotme një mbledhje në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Në këtë mbledhje ka munguar gjysma e skuadrave të elitës, ku bëhet me dije se kanë marrë pjesë vetëm Laçi, Teuta, Skënderbeu, Luftëtari dhe Tirana.

Ne qendër të diskutimeve kanë qenë kërkesat e klubeve raporton panorama sport. Më tej bëhet me dije se Libohova do të ketë një takim me vetë Kryeministrin Edi Rama, ku do i përcjellë shqetësimin e personazheve të futbollit sa i përket ligjit që lidhet me këtë sport.

Më tej, është rënë dakord se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e klubeve nga qeveria, Liga më e madhe e futbollit në vend do mblidhet sërish dhe do marrë masa ekstreme deri në bojkotim të kampionatit.

Kjo gjë u konfirmuan pas mbledhjes edhe drejtori i Teutës, Artan Shytaj si dhe nga  presidenti i Laçit, Pashk Laska. Vetë drejtuesi i Ligës, Libohova ka besim se këtë herë kërkesat që ka komuniteti i futbollit do të plotësohen./Fjala.al/

Të fundit

I njohur si “Peleja palestinez”, ish-sulmuesi i kombëtares vritet në një sulm në Gaza

Bota e sportit vajton një tjetër viktimë të gjenocidit të vazhdueshëm në Gaza. Federata Palestineze e Futbollit (PFF) ka...

Rama publikon kronikën e “Franceinfo”/ Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, duke e përshkruar si destinacionin me rritjen dhe kërkesën më të lartë turistike...

Riparohet segmenti rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot në rrjetet sociale përfundimin e punimeve për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor...

U shurdhuam nga zhurma digjitale. Ndaleni e do dëgjoni zërin e një demokracie në krizë

Politika po lufton për të përballuar ritmin e ndryshimit teknologjik – dhe kjo po prek secilin prej nesh Nga Rafael Behr Duke u kthyer nga pushimet,...

E konfirmon Kremlini: Trump dhe Putin do të takohen në ditët në vijim

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të zhvillojnë një takim në ditët në vijim. Lajmi është konfirmuar nga...

Lajme të tjera

Web TV