Mediu: Opozita nuk konceptoi hapat, krijoi situatë të dëmshme për vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, është i mendimit se mos menaxhimi në mënyrën e duhur i situatës pas djegies në bllok të mandateve të opozitës, tashmë joparlamentare, e ka çuar vendin në gjendjen e sotme, ku parlamenti dhe ekzekutivi po marrin vendime pa elementin më të rëndësishëm kontrollues, Gjykatën Kushtetuese.

Mediu tha në emisionin  në “45 Minuta” në Report Tv se në parim ishte pro vendimit të daljes nga Parlamenti, por sipas tij, gjithçka çedoi nga mos pasja e një “axhende” të qartë për hapat vijues drejt qëllimit final, që ishin zgjedhjet e parakohshme.

“Opozita nuk kishte asnjë lloj mekanizmi për të frenuar veprimet antikushtetuese dhe të paligjshme. Por mënyra e procesimit, edhe për shkak të shkeljeve ligjore që u bënë me zëvendësimin e deputetëve, por edhe të moskonceptimit të hapave të tjera nga ana e opozitës pas djegies së mandateve, ka krijuar këtë situatë, të dëmshme për vendin. Sot Rama ka më shumë se 2/3, ka edhe arsye pse. Sepse ra sistemi kushtetues në Shqipëri. Pushteti gjyqësor ra. Kryeministri pa Gjykatë Kushtetuese thotë që nuk ka më zgjedhje bëhen një herë në 25 vjet. Kush do ta shqyrtojë këtë kur nuk ka gjykatë Kushtetuese, element kontrollues, në rast se çmendet parlamenti, apo nëse unë si kryeministër shpallem mbret, Kushtetuesja të thotë JO ku vendim është nul. Ka tre këmbë godina, kur ra këmba e parë e godinës nuk qëndron mbi dy. Për shkak të mënyrës si është krijuar parlamenti, është kthyer sot në parlament partiak për shkak të sistemit zgjedhor që kemi”, tha Mediu.

Megjithatë, ai beson se një proces që mund të sjellë zgjedhjet e parakohshme, është miratimi me konsensus i reformës zgjedhore.

Të fundit

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e...

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera...

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje të hënën bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “hapa urgjentë, konkretë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me...

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej...

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV