“Përmes kësaj sfilate, që përkon me 50 vitet e karrierës sime do të jetë gjithashtu shfaqja e fundit. Gjithsesi, të jeni të bindur që konceptet e reja në Haute Couture do të vijojnë!” u shpreh dizajneri përmes një videoje.

Në sfilatë nuk munguan emra si Karlie Kloss, Gigi dhe Bella Hadid, Coco Rocha, Irina Shayk etj. Sfilata e fundit e Jean Paul Gautier shërbeu si e para për Paris Jackson, vajza e Michael Jackson, e cila nënshkroi me kompaninë e talenteve IMG që në 2017-n, por nuk kishte sfiluar kurrë.