Pragmarrveshja, të shtunën pritet takimi i fundit Kurti-Mustafa

Ditën e shtunë pritet takimi mes Kurtit e Mustafës. Në LDK shprehen optimist që marrëveshja do arrihet deri të dielën.

Në LDK kanë vazhduar takimet e rregullta mes deputetëve. Nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani ka thënë që deri të dielën marrëveshja mes LDK-së e VV-së do të jetë epilog.

Osmani më tej ka cekur rëndësinë e madhe të kësaj marrëveshjeje.

Në anën tjetër anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë thënë që Vetëvendosja ka afat  vetëm deri të dielën për të vendosur për marrëveshje ose jo.

E një afat tjetër është ai i vendosur nga presidenti Hashim Thaçi.

Kurtit i kanë mbetur rreth 10 ditë për të paraqitur kabinetin qeverisës të votohet në Kuvend.