Protesta e studentëve/ Rama nxjerr videon: Së shpejti gara për kampusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama sot ka publikuar një postim ku shprehet se vijon puna në kantieret e Paktit për Universitetin.

Së shpejti, thotë Rama do të fillojë edhe gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.

“Mirëmëngjesi nga puna që vijon në kantieret e Paktit për Universitetin, sot Ju uroj një ditë të mbarë me konviktin e vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës” shkruan Rama në postim që e shoqëron me videon.

Reagimi i kryeministrit erdhi vetëm dy vetëm dy ditë pas një proteste të studentëve që u zhvillua para Korpusit qendror. Për këtë proteste u tha se u organizua nga FRPD dhe për këtë shkak nuk u përkrah nga studentët.

Gazeta Fjala dërgoi gazetarët e saj për të ndjekur më nga afër këtë protestë.

Para dy ditësh në 22 janar, një vit nga protesta e dhjetorit të kaluar që u mbyll pas miratimit të Paktit për Universitetin disa nga studentët u shprehën se kushtet në konvikte vijojnë që të jenë të njëjtat, sipas tyre mizerabël, Karta e Studentit nuk është adresuar te nevojat që kanë, por për luks, ndërkohë që pakënaqësi shprehën edhe për tarifën e shkollës, bursën, bibliotekën dixhitale. /Fjala.al

Të fundit

Pesë vrasje në 48 orë në Kosovë! Shkaqet: nga fajdet te parkimi

Kosova është tronditur nga pesë vrasje në 48 orë, ndërsa vetëm në ditët e para të gushtit janë shënuar...

Gafa e Trump! Kujton se Alaska është tokë ruse

Për Donald Trump, Alaska mund të jetë tokë ruse. Në dy raste gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan u ngatërrua, duke thënë...

Euro bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ

Zhvlerësimi i euros nuk ka të ndalur. Valuta europiane ka shkelur edhe “vijën” e kuqe të 97 lekëve duke u këmbyer për vetëm 96.77...

Coman i bashkohet Ronaldos, Bayern ndjek 3 yje për ta zëvendësuar

Kingsley Coman mund të konsiderohet 100% i shitur në Arabinë Saudite. Ylli francez do të transferohet tek Al Nassr, ku do t'i bashkohet Ronaldos...

Analiza: Serbia, fillimi i fundit apo manovra e radhës?

Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore, ndërsa përplasjet kanë kaluar nga...

Lajme të tjera

Web TV