Raporti/ Sa kurnacë janë shqiptarët? Ja ku renditemi në nivel botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin e 10-të të publikimit, Indeksi Botëror i CAF për 2019, analizon 140 shtete të marra në shqyrtim, ku Shqipëria renditet e 105 për sa i përket bujarisë. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur shkallë krahasuar me një vit më parë, ku bujarët përbënin 26 % të popullsisë.

Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndonëse bujaria përmendet në legjenda si një ndër atributet kryesore të natyrës së shqiptarëve.

Në vitin e 10-të të publikimit, Indeksi Botëror i CAF për 2019, analizon 140 shtete të marra në shqyrtim, ku Shqipëria renditet e 105 për sa i përket bujarisë. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur shkallë krahasuar me një vit më parë, ku bujarët përbënin 26 % të popullsisë. Më mirë në rajon renditet Kosova e 62-a , e cila ndiqet nga Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 91-ta, Mali i Zi i 119-ti, Serbia e 123-a.Maqedonia renditet këtë vit e 96, duke tejkaluar edhe vendin tonë dhe duke ngjitur plot 34 shkallë nga një vit më parë që renditej e 130-a. Indeksi Global i të Dhënit 2019, i publikuar nga Instituti CAF (Charity Aid Foundation) është etiketuar si studimi kryesues për sa i përket bujarisë. Indeksi rendit 140 shtete në tre kategori: të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.

Sipas specifikimeve, 35 % e shqiptarëve nuk hezitojnë që të ndihmojnë një të huaj kur i kërkon ndihmë, duke u renditur të 95-tët në botë. Nga ana tjetër, 21 % e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e shkuar, duke u renditur kështu të 75-tët në botë. Ndërsa sa i përket dhurimit të kohës për vullnetarizëm, një studim ky që nuk përbën pikën tonë më të fortë, vetëm 9 % e shqiptarëve kanë dhuruar kohën e tyre për bamirësi ose ndonjë kauzë të ngjashme, duke u konsideruar kështu të 107-ët në botë për këtë indikatorë.

Lexo edhe :  Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë

Kush janë vendet më bujare sipas Indeksit 2019?

SHBA kryeson Indeksin Botëror të CAF-it për herë të parë. Ndiqet nga Myanmar, i cili ka qenë katër vjet me radhë në numrin një në Indeks; e treta Zelanda e Re, më pas Australia dhe Irlanda. Në mënyrë të konsiderueshme më shumë njerëz në të gjithë globin raportuan se ndihmonin një të huaj dhe dhuronin kohë vullnetare, ndërkohë që proporcioni i cili dhuronte para ka rënë për të tretin vit radhazi. Proporcioni i njerëzve në mbarë botën që dhuroi para në vitin 2019, është ende në nivelin më të ulët që nga viti 2014. Dhurimi i parasë është rritur nga vendet e zhvilluara (nga 40% në 42%), por ka rënë në mesin e vendeve në zhvillim (nga 25% në 24%). /Monitor

Të fundit

Traktati i Antarktikut, marrëveshja e parë për kontrollin e armëve gjatë Luftës së Ftohtë

23 qershor 1961 Më 23 qershor 1961, në një nga momentet më simbolike të bashkëpunimit ndërkombëtar në një epokë të...

Kursi i këmbimit valutor, 23 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.5 lekë dhe do të shitet me 85.5 lekë. Euro do të...

Sot dita e pestë e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur deri më tani 437 kuti

Mëngjesin e kësaj të hëne do të rinisë sërish procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Kjo është...

Projekti i BE-së në Berat/ Rehabilitim i bregut të lumit Osum dhe Urës së Bilçës

Një projekt-investimi i madh i BE-së është përqendruar në Berat. Në qytetin e gurtë po ndërtohen ura të mirëfillta drejt së ardhmes turistike. Zyra e...

Sot sërish seancë plenare, tentativa e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 23 qershor në orën 11:00, për të tentuar për herë të 36-të konstituimin...

Lajme të tjera

Web TV