Surpriza në Australia Open, eliminime dhe tërheqje të pabesueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht dëmeve dhe rrezikut të shkaktuar nga zjarri i madh kompeticioni i tenisit Australia Open nuk ka ndaluar. Nga sportistët pati ankesa të shumta, madje disa prej tyre humbën edhe ndjenjat teksa ishin duke luajtur, duke bërë që gara të anulohej për vetëm dy ditë.

Megjithatë duket se ky kompeticion tashmë është kthyer në normalitet dhe duket se të gjithë tashmë janë të fokusuar te gara dhe të preferuarit e tyre.

Megjithatë një tjetër surprizë ka ardhur nga Carolinë Wozniackit, e cila këtë të premte vendosi që t’i japë lamtumirën këtij sporti. Danezja, dikur numri 1 i botës u përballë në raundin e tretë me Ons Jabeurm, nga Tunizia, një përballje e cila duket se ishte e fundit në karrierë e Wozniackit që e humbi 2-1 me sete 5-7, 6-3, dhe 5-7.

Caroline Wozniackin që nuk i mbajti dot lotët në fund të sfidës, teksa edhe publiku i dedikoi një përshëndetje shumë të ngrohtë.

29-vjecarja daneze e mbylli karrierën e saj me 30 tituj të fituar në WTA, ndërsa suksesi më i madh i saj është fitorja e Australian Open në 2018, ku duhet theksuar se është i vetmi titull Grand Slam i fituar prej saj.

Megjithatë surprizë edhe më e madhe në këtë Australia Open ka qenë eliminimi i Serena Williams nga kinezja wang me rezultatin 2-1. Kjo humbje ishte një dështim për Williams në fitoren e titullit të 24-t Grand Slam.

Në raundin e tretë u eliminua edhe kampionia e Australian Open, Naomi Osaka që u mund nga adoleshentja Gauff 2-0./Fjala.al/

Të fundit

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen,...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim, teksa ekspertët paralajmërojnë se ndikimet...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Lajme të tjera

Web TV