Video e kokainës, gazetari: Përgjegjësi e Taulant Ballës, Rama nuk mund t’i njohë të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Sokol Bregu, duke komentuar videon e kokainës ku pretendohet se shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, tha se nuk ka përgjegjësi kryeministri, as si kryetar i Partisë Socialiste, pasi kjo detyrë është e sekretarit organizativ të partisë, i cili kontrollon të gjitha kandidaturat.

“Zoti Taulant Balla nuk ka detyra të tjera përveçse të kontrollojë…Nëse ka një njeri që duhet t’i njohë njerëzit është Balla. Ky shkon në çdo degë dhe merr tre propozimet për çdo bashki, dhe ky del përshëndet SPAK për nisjen e hetimeve. Rama nuk mund t’i njohë personalisht të 61 kandidatët. Në teknalitetin se si është krijuar partia, njeriu organizativ ka në dorë kontrollin. Rama rri jashtë ngjarjes, ky del bën reagim. Nëse bie dhe ky kryebashkiak, i gjashti, ku është kjo parti? Nuk ka struktura fare”, tha Bregu në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv.

SPAK ka nisur hetimet për një video të publikuar ku pretendohet se shfaqet kryebashkiaku Alla duke konsumuar kokainë. Kryebashkiaku mohon vërtetësinë e videos, ndërkohë që drejtuesit e PS presin përgjigjen e autoriteteve për të vendosur se çfarë do të bëjnë me njeriun e tyre.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV