Administrata hap dyert për praktikantët, afatet dhe 3 kriteret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentë që kanë mbaruar nivelin e studimeve “Bachelor” mund të aplikojnë për të kryer praktikën në zyrat e administratës publike. Procesi  i  aplikimit  fillon  në  datën  7  shkurt 2020 dhe përfundon në 29 shkurt 2020.  Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar në Fletoren Zyrtare shpalljen e “Thirrjes së pestë”, në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Kriteret që kandidatët duhet të plotësojnë, për të vazhduar më tej me aplikimin janë:

1) Aplikantët duhet të kenë mbushur 21 vjeç deri në datën 9 mars 2020, si dhe të jenë deri në 26 vjeç në   datën   9   mars   2020   (fillimi   i   programit   të praktikës);

2) Aplikantët duhet   të   jenë   minimalisht   të diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë Bachelor, deri në datën 9 mars 2020;

3) Aplikantët nuk  duhet  të  kenë  qenë  pjesë  e programit në thirrjet e mëparshme, pasi qëllimi i tij është ofrimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin  e  aftësive  profesionale e  të  shprehive  të tyre  praktike,  në  njohje  me  sistemin  administrativ publik.

Programi  Kombëtar  i  Praktikës  së  Punës, do të zgjasë 3 muaj. Ai fillon  më  datën  9  mars  2020  dhe përfundon më datën 9 qershor 2020.

Aplikimi do të kryhet në platformën zyrtare të programit: http://praktika.arsimi.gov.al/. Në këtë platformë do të publikohen profilet studimore të kërkuara nga institucionet pjesëmarrëse  në  program,  me  qëllim  orientimin  e kandidatëve.

Në  formatin  e  aplikimit  kërkohen  të  dhënat,  si më poshtë:

1) studimet e fundit të përfunduara;

2) përcaktimi i mesatares së studimeve të fundit të përfunduara, me të cilat aplikanti po kandidon;

3) jetëshkrimi dhe  letra  e  motivimit,  në  të  cilën kërkohet   të   shpjegohet   se   si   kjo   praktikë   në institucionin  përkatës  do  të  ndikonte  në  rritjen  e tij/saj profesionale”.

Lexo edhe :  Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Shpallja  e  fituesve bëhet brenda 10 ditëve kalendarike nga mbyllja e aplikimit.

“Praktikanti do të kryejë praktikën e punës pranë institucionit ku është pranuar, çdo ditë, nga e hëna deri të premten, orar zyrtar. Që të certifikohet për përfundim me sukses të  programit, kandidati duhet  të marrë pjesë minimalisht në 80% të periudhës së zhvillimit  të programit”, shprehet Ministria e Arsimit në shpalljen e thirrjes.

Të fundit

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV