Numri i studentëve ulet, Manastirliu shpall dy programe të reja tek Shkencat e Natyrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tek sa studentët kanë braktisur universitetet dhe janë larguar në emigrim, Fakultetit të Shkencave të Natyrës i shtohen dy programe të reja për vitin e ri akademik 2024-2025, të cilat sipas tyre përshtaten me kërkesat e tregut, çka do të ndikojë edhe në rritjen e ofertës akademikë, përmes përzgjedhjes së programeve të studimit në këtë Fakultet.

“Janë dy programe të reja bachelor, të cilat tashmë janë miratuar në fazën e parë nga MAS për hapjen në vitin e ri akademik 2024-2025, ‘Kimi Farmaceutike’, dhe ‘Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike’, dy programe të cilat do të zgjojnë interesin e të rinjve dhe gjimnazistëve”, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi me stafin akademik dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Ministrja Manastirliu ka vizituar edhe laboratorët e Fizikës, Kimisë dhe Informatikës të pajisur me teknologjinë më të lartë për zhvillimin e orëve mësimore dhe që do të jenë në funksion edhe të dy programeve të reja “Kimi Farmaceutike” dhe “Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike”, ku studentët kanë mundësinë të zhvillojnë njohuritë e tyre në këto fusha, duke i përgatitur ata për tregun e punës të sotëm dhe të ardhshëm.

Në takim u nënvizua edhe rëndësia e angazhimit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës për t’u përfshirë në Programin Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve.

“Kemi shpallur Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të mësuesve, një program i cili synon që të rrisë kapacitetet dhe të ofrojë metodat efektive të mësimdhënies për rreth 4 mijë mësues të shkencave, të matematikës, të Tik-ut, teknologjisë dhe informacionit dhe gjithashtu edhe të gjuhës shqipe dhe brenda 2025-ës, mbi 16 mijë mësues do të trajnohen. Jemi duke punuar për modulet e trajnimeve të cilat duam që të jenë shumë praktike dhe të përmbajnë vërtetë ato metoda efektive që ti bëjnë mësuesit të rrisin potencialin dhe kapacitetet e tyre brenda lëndës që ata japin”, tha Ministrja Manastirliu.

Lexo edhe :  Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Pedagogët e Shkencave të Natyrës vlerësuan takimin me Ministren Manastirliu, duke u angazhuar për të zgjeruar dhe rimodeluar ofertën akademike, për të tërhequr më shumë studentë në këtë fakultet, si dhe u treguan të gatshëm të kontribuonin në trajnimin e mësuesve të shkencave të natyrës që do të jenë pjesë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve./E.T

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV