Parashikoi tërmetin në Turqi/ Sizmologu grek : Zonat me rrezik, harta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sizmologu grek Gerasimos Huliaras parashikoi tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë. Mëngjesin e së premtes në orën 8.20 me orën greke, rreth 12 orë para se lëkundjet të shkatërronin disa zona në lindje të Turqisë sizmologu njoftoi se Turqia rrezikonte të goditej nga tërmet dhe madje i bënte thirrje autoriteteve që të merrnin masa.

“Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rrezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 Rihter”, shkruante sizmiologu.

Ai postoi edhe hartën me pikat e kuqe që sipas tij janë zonat e rrezikuara ku përfshiheshin edhe zonat e prekura nga tërmeti i së premtes. Paralajmërimi i sizmologut  grek u përhap me shpejtësi në media dhe nuk u desh shumë kohë që ai të provohej se ishte i vërtetë.

 

Pak minuta pas tërmetit që la pas viktima dhe dëme të mëdha, shkencëtari shkroi: “Sinqerisht me vjen keq për viktimat e tërmetit. Edhe një herë do ta them atë që e them prej 30 vitesh që kam qenë në Gjeodinamikë. Ndërtesat po vrasin si në Shqipëri vitin e kaluar ashtu edhe në Turqi tani. Duket se varfëria po i sjell njerëzit në situata të mjerueshme që ata as nuk mund ta mbrojnë veten e tyre”.

 

Të fundit

Bastet e paligjshme, Fagioli 2.8 mln euro borxhe: Nëse s’paguan, do të të bëj murator

Vijojnë të dalin detaje dhe shifra të reja lidhur me borxhet e lojërave të fatit të Nicolo Fagiolit në...

Loredana jep një mesazh: Vajta në dasmë për dy arsye

Mbrëmjen e djeshme Loredana ka shkuar në BB VIP në dasmën e Eglit dhe Gjestit. Ku pas pjesëmarres ajo ka bërë një postim në...

Tensionohet seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës nisi me një orë vonesë. Të parët që hynë në sallë ishin deputetët e partive...

Ku fle lepuri?”/ Sula: Pse SPAK-istët ishin problem për listën e PD

Deputeti i PD Dashnor Sula, ka dhënë arsyet se pse u la jashtë listave nga Sali Berisha për parlamentaret e 11 majit. Sula tha se...

Kinezët u kapën rob duke luftuar kundër Ukrainës: Forcat ruse nuk janë aq të forta

Dy shtetas kinezë të kapur duke luftuar kundër Ukrainës thanë  gjatë një konference për shtyp se ishin “ushqyer me gënjeshtra” nga Rusia dhe se...

Lajme të tjera

Web TV