SPAK merr nën hetim ish-kryebashkiaken e LSI-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, e cila ka drejtuar bashkinë e këtij qyteti, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas burimeve të besueshme të gazetës ‘Fjala’, dosja ndaj Ramit, mësohet të ketë mbërritur në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut,nga kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës, të cilës kanë shpallur moskopetencën juridike dhe këtë çështje, ia kanë referuar për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme në Tiranë.

Zamira Rami, për disa vite ka drejtuar bashkinë e Gjirokastrës, dhe në këto kushte sipas argumentimit të prokurorëve ajo përmbush kriteret e funksionarit të lartë shtetëror, gjë e cila ka sjellë transferimin e dosjes nga Gjirokastra në Tiranë.Zamira Rami, është kallëzuar nga dy qytetarë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me vendim të ish-kryebashkiakes Rami, janë prishur disa objekte private. Rrëzimi i këtyre objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri.

Sot e kësaj dite, nga ana e bashkisë Gjirokastër, objektet e prishura nuk janë shpronësuar nga buxheti i bashkisë. Pronarët e këtyre objekteve, i janë drejtuar prokurorisë me një kallëzim penal dhe pas nisjes së hetimeve, Rami është marrë e pandehur dhe dërguar në gjykatën e Gjirokastrës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Por gjatë seancës paraprake, gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të kthejë çështjen penale ndaj Zamira Ramit për rihetim, duke i lënë prokurorisë disa detyra për të kryer. Por prej gati një jave, prokuroria e Gjirokastrës ka shpallur moskopetencën dhe çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakes Rami, ia ka kaluar për kompetencës dhe hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme në Tiranë./Fjala.al/

Të fundit

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur...

Netanyahu pas pauzës: Nuk ka më justifikime për OKB-në

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e reja në rritjen e...

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka në mendje Xabi Alonso. Duke parë...

“Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në...

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme....

Lajme të tjera

Web TV