Të kujtohet, jo të shitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga “Haaretz”*

Nëse raportimet janë të vërteta që Kryeministri Beniamin Netanjahu synon të shprehë mbështetje për fushatën që Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon kundër Polonisë gjatë muajve të fundit, atëherë është një shaka e keqe në kurriz të viktimave të Holokaustit dhe të mbijetuarve të tij, në emër të të cilëve udhëheqësit botërorë u mblodhën të enjten në qendrën përkujtimore të Holokaustit,Jad Vashem, në Jeruzalem.

Në qendër të fushatës së Putinit është akuza që Polonia shkaktoi shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa minimizoi rolin e madh të luajtur nga Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 1939, Bashkimi Sovjetik braktisi judenjtë e Polonisë, dhe pjesën tjetër të Evropës, kur nënshkroi Paktin Molotov-Ribentrop, një pakt joagresiviteti midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, i cili përfshinte ndarjen e Polonisë midis tyre, një akt që në praktikë çoi në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore. Një javë pasi u nënshkrua pakti, Gjermania pushtoi Poloninë në rrugën e saj për të zbatuar zgjidhjen përfundimtare dhe shfarosjen e popullit hebre. A është e mundur që tani, mbi 80 vjet më vonë, Izraeli është i gatshëm të harrojë rolin e Bashkimit Sovjetik në fillimin e luftës,vetëm për shkak të interesave dhe konsideratave momentale, të cilat nuk i përshtaten së vërtetës historike?

Putini po vjen në Jad Vashem si kreu i një kombi që mundi regjimin vrastar të Hitlerit dhe çliroi kampin e vdekjes Aushvic-Birkenau, që gjermanët e ndërtuan në Poloni – por ne gjithashtu nuk duhet të harrojmë kapitujt më pak heroikë që i paraprinë fitores ndaj nazistëve. Këto përfshijnë, së bashku me paktin me Gjermaninë naziste në 1939-ën, masakrën sovjetike të kryer kundër dhjetëra mijëra polakëve të pafajshëm në pyllin Katin në 1940, një masakër që ata u përpoqën ta mbulonin për dekada. Presidenti polak,Andrzej Duda, i cili qëndroi larg ceremonisë në JadVashem, sepse nuk iu dha mundësia të fliste atje – është i justifikuar me frikën e tij se Putini do ta shfrytëzojë skenën që i është dhënë në Izrael për t’i dhënë rrënjë narracionit të tij mashtrues, dhe turbullone shtrembëron pjesët e historisë që janë të papërshtatshme për të.

Lexo edhe :  Kur luksi bllokon qytetin, banorët e Venecias kundër dasmës së Jeff Bezos!

Dy vjet më parë, Polonia e tërhoqi Netanjahun në një konfrontim frontal me historianët e vjetër të JadVashemit. Kjo erdhi pasi Netanjahu nënshkroi një deklaratë të diskutueshme të përbashkët me homologun e tij polak, Kryeministrin MateusMoraviecki, sipas të cilit “shumë polakë” shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit, ndërsa ata që bashkëpunuan me nazistët ishin individë dhe nuk e bënë këtë si pjesë e popullit polak. Netanjahu shtrembëroi historinë për t’i dhënë fund një krize midis dy vendeve që shpërtheu mbi “Ligjin e Holokaustit” polak, i cili kërcënoi të kufizonte lirinë e shprehjes në lidhje me rolin e polakëve në krimet e nazistëve.

Nevoja për të forcuar lidhjet e Izraelit me Rusinë ose dëshirën për të liruar Nama Isahar nuk duhet të lejohet që të çojë Netanjahu drejt nënshkrimit, me duart e tij ose me fjalët e tij,një deklaratë tjetër antihistorike. Historia në përgjithësi, dhe aq më shumë historia hebreje, nuk është pronë personale e Netanjahut dhe nuk është në shitje.

*Editorial i gazetës më të madhe izraelite me rastin e përkujtimit të 75-vjetorit të çlirimit tëAushvicit

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV