Virusi i vdekjeprurës/ Ambasadori shqiptar në Pekin: Mos hajdeni në Kinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja ka bërë thirrje që të gjitha udhëtimet e shqiptarëve të parashikuar drejt vendit të madh në Azi, të shtyhen. Me një reagim në faqen e tij në Facebook, Belortaja thotë se situata mund edhe të jetë më shpërthyese. “Autoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë!Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni një situate me shumë rrezik nga virusi, por edhe të papritur për shkak të kontrolleve te pazakonshme”-thotë ambasadori shqiptar në kinë.

Mesazhi i ambasadorit Selim Belortaja:

Të dashur miq e bashkëkombës kudo ku jeni.

Siç e dini Kina po kalon një situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në përmasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja është përqendruar.

Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe që potencialisht mund të agravojë në ditët në vijim.

Autoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë!Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni një situate me shumë rrezik nga virusi, por edhe të papritur për shkak të kontrolleve te pazakonshme

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV