Identifikohet shqiptari i vrarë në Romë; vëllai ‘shpërtheu’ në britma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policët italianë kanë zbuluar detaje të reja të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:30, në Nuovo Salario, Romë, ku mbeti i vrarë një burrë shqiptar.
Viktima G. Kasa, 45-vjeç, gjeti vdekjen e menjëhershme nga dy të shtëna me armë, një në kokë dhe një në gjoks.

Mësohet se shqiptari kishte kishte qenë më parë i burgosur dhe aktualisht ishte në liri me kusht. Në momentin që është vrarë shqiptari kishte përshëndetur familjen dhe do të kthehej në burgun Rebibbia.

Ai përshëndeti familjen, mori ashensorin, doli nga banesa dhe pas disa hapash u qëllua me dy të shtëna. Ishte një ekzekutim, vrasje me gjakftohtësi dhe paramendim.
Infermierët që shkuan menjëherë në vendngjarje tentuan t’i jepnin ndihmën e parë shqiptarit, por ishte e pamundur pasi plumbat e marrë i kishin shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Plumbat kishin çarë dhe gomat e makinës së parkuar afër trupit ku u gjet shqiptari.

Ai ishte duke vuajtur një dënim në burgun e Rebibbia dhe kishte ende disa vite të tjera për të shlyer. Në momentin që do të kthehej përsëri në burg ai është pritur nga vrasësi pikërisht poshtë shtëpisë së tij.

Hetuesit e policisë po përpiqen të rindërtojnë ngjarjen në mënyrë që të zbulojnë më shumë rreth vrasësit. Trupin e pajetë të shqiptarit e ka gjetur i vëllai i tij 20-vjeç, i cili ka shpërthyer në ulërima dhe lot. Agjentët e policisë po përpiqen të përshkruajnë kornizën brenda së cilës është organizuar vrasja. Ndërkohë që një është e sigurt, ngjarja ka ndodhur në kufi me ‘Gabrio Casati al Tufello’ afër ‘SanBa’, një nga zonat më të njohura për trafikimin e drogërave dhe krimit të organizuar.

Lexo edhe :  "Stërvitem çdo ditë për të ngjitur hekurat"/ A po paralajmëron Meta daljen nga qelia?

Hetuesit mendojnë se shkak mund të jetë bërë një sherr midis bandave që drejtojnë zonën. Kujtojmë se zona e Tufello dhe San Basilio janë epiqendra e trafikimeve të drogave dhe kërcelli i krimit të organizuar. Nga vrasjet e fundit të ndodhura në këto dy lagje treguan se aletë të grupeve kriminale ishin dhe shqiptarë. Vetëm të hënën janë arrestuar 21 persona të cilët zbuluan se organizata drejtohej nga vëllezërit Alfredo dhe Francesco të quajtur ndryshe me nofkat “Ciccio” dhe “Marando”. Gjithashtu u zbulua se përveç se furnizonin me lëndë narkotike sheshin “San Basilio” gjithashtu furnizonin edhe dy organizata të tjera të cilat udhëhiqeshin nga vëllezërit Enrico Cavalieri dhe vëllezërit Claudio dhe Simone Di Francescantonio.

Në Romë, vazhdojnë vrasjet, ekzekutimet në mes të ditës në ditë. Nga vrasja e Fabrizio Piscitelli i njohur ndryshe “Diabolik” më 7 gusht në parkun e Aqueducts në Cinecitta, më pas vrasja e Luca Sacchi i cili u vra në ambientet e jashtme të pubit John Cabot me plumb në kok. Gjyqi për vrasjen e Sacchi do të fillojë më 31 mars të këtij viti./Fjala.al

Të fundit

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën...

Trump: Do ndërtoj personalisht sallën e ballos për 200 milion dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parashikuar ngritjen e një sallë të re vallëzimi, brenda territorit ku ngrihet Shtëpia e Bardhë. Kjo...

Ishte heroi i kualifikimit, klubi suedez shpërblen Etrit Berishën

Etrit Berisha vendosi fatin e Haken në Europë, teksa eliminoi Anderlehtin e Besnik Hasit me pritje dhe gol vendimtar. Në shpërblim të performancës heroike,...

U fut në lumin Mat për të hapur rrjetat e peshkimit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

Pas disa orësh kërkime nga polumbarët e RENEA-s, është gjetur në lumin Mat trupi i pajetë i peshkatarit Ded Qoku. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

“Kam më shumë Champions se Barça në gjithë historinë!” Modric replikon me TV katalanas

Dje u raportua për fyerjet dhe ironitë që kanali zyrtar i klubit të Barcelonës, Barça TV, i drejtoi Luka Modricit, ish-mesfushorit të Real Madridit,...

Lajme të tjera

Web TV