Partizani vuan në “Air Albania”, Kukësi i rikthehet triumfit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndeshje plot vuajtje ishte kjo e sotmja për skuadrën e Partizanit. “Demat” e kryeqytetit u mundën me rezultatin 1-0 nga Kukësi në stadiumin “Air Albania”.

Aksione të shumta, përballje kokë më kokë dhe plot raste të humbura pati sonte në ndeshjen e cilësuar si supersfida e javës së 19-të e Kategorisë Superiore.

Skuadra e Kukësit arriti që të mbante topin në pjesën më të madhe të lojës, por pavarësisht kësaj rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 67-të, ku Kristal Abazi bëri një goditje fantastike te porta e të kuqve. Abazaj mund të quhet pa frikë edhe si një nga lojtarët më të mirë të mbrëmjes, ku përveç golit dha shumë në sulmet e verilindorëve te porta e Partizanit.

 

Shanset për të shënuar ishin të shumta edhe për kampionët ende në fuqi, por nuk u shfrytëzuan siç duhej.

Megjithatë, duhet theksuar se kjo përballje ishte një nga më të bukurat dhe më emocionueset e kësaj jave, ku këmbëngulja pa ndalim e të dyja skuadrave bëri që të takimi të ishte një garë shumë e fortë.

Emra si Shkurtaj i Kukësit, apo Solomoni i Partizanit dhanë shumë duke vrapuar pa ndaluar asnjë sekondë pas topit. Rezultati vendosi të dallonte se kush ishin më të mirët e mbrëmjes dhe verilindorët morën një fitore të merituar.

Kukësi iu rikthye fitores pas barazimit të turpshëm 0-0 javën e kaluar në ndeshjen me skuadrën e Luftëtarit. Ndërsa, Partizani nga ana tjetër nuk po arrin të marrë veten duke humbur ndeshjet radhazi, ku duket se rikthimi i Adolfo Sormani-t në stolin e tyre nuk po ka asnjë rezultat.

Me ndeshjen e sotme Kukësi vazhdon të qëndrojë në vend të parë me 35 pikë i ndjekur nga Tirana, e cila shkatërroi me rezultatin 5-1 skuadrën e Luftëtarit në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe ka vetëm një pikë më pak se verilindorët, ndërsa vendin e tretë tashmë e ka marrë ekipi i Teutës me 31 pikë, pasi arriti të mposhte Bylisin 1-0./Katerina Tafa/ Fjala.al/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV