Plagosi dy persona në Korçë, arrestohet 66-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme janë arrestuar dy persona në qytetin e Korçës, njëri për vjedhje dhe tjetri për plagosje të dy persona.

Sipas të dhënave nga policia, 66-vjeçari Kastriot Hoxhalli ka plagosur me thikë  shtetasin me inicialet G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë. Plagosja u bë për motive të dobëta.

Të plagosurit aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, një 21-vjeçar me inicialet A. T, banues gjithashtu në Korçë, është vënë në pranga pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje dhe orendi shtëpiake në dy banesa.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Policia arreston në flagrancë 2 shtetas për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. H., 66 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq.

Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

  1. T., 21 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në datat 24.01.2020 dhe 25.01.2020, në lagjen nr. 1 dhe nr. 10, të qytetit të Korçës, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektro-shtëpiake dhe disa orendi të ndryshme.

Lexo edhe :  “Përplasje” në parlament/ Shehu: Po godisni familjen, kaloni ligjin që njeh vetëm 2 gjini

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV