Tirana shkatërron Luftëtarin, shënon tre gola në pak minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Tiranës ka zhbllokuar rezultatin duke shënuar dy gola në një diferencë prej vetëm tre minutash. Sfida midis bardhebluve të kryeqytetit dhe skuadrës së Luftëtarit ndodhet tashmë në rezultatet 3-0.

Ishte Winful Cobbinah ai  i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të të lojës, duke shënuar golin e parë për Tiranën. Më pas do të ishte Idriz Batha ai i cili në një diferencë prej vetëm 3 minutash dyfishoi rezultatet për kryeqytetasit.

Ndërsa goli i tretë u shënua nga Michael Ngoo në minutën e 35-të të lojës, duke i shkatërruar totalisht kundërshtarët e tyre.

Ky takim është i vlefshëm për javën e 19-të të Kategorisë Superiore, duke pasur rol jetësor për të dyja këto skuadra.

Kryeqytetasit e drejtuar nga Emmanuel Egbo do kërkojnë fitoren e pestë radhazi në mënyrë që të kalojnë në vend të parë, megjithatë duhet theksuar se për ta arrirë atë bardhebluve u duhet edhe humbja e skuadrës së Kukësit.

Ndërsa, Luftëtari i vendit të parafundit duhet të marrë disa fitore të njëpasnjëshme në mënyrë që t’i shpëtojë rrëzimit nga kategoria. Rikujtojmë se takimi i javës së 18-të me Kukësin pati një sërë akuzash, pasi sipas skuadrës së Gjirokastrës atyre iu anulua një gol dhe iu mohua një penallti.

Ndërkohë, trajnerët kanë vendosur edhe formacionet më të cilët do të luajnë në këtë përballje

Formacionet Zyrtare:

TIRANA: Lika, Doka, Osmani, Muça, Hoxhallari, Batha, Celhaka, Kobina, Kale, Muçi, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

LUFTËTARI: Qyrani, Dragashi, , Isufi, Kukaj, Demo, Dushkaj, Açka, Qato, Lika,  Çela, Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli/Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Frikë nga spiunazhi? Punimet në bodrumin e ambasadës kineze përplasin Londrën me Pekinin

Ministrja britanike Angela Rayner u ka urdhëruar zyrtarëve kinezë të shpjegojnë pse i kanë redaktuar projektet për bodrumet dhe...

Influencuesi ndahet nga e dashura pak para dasmës, IA “mollë sherri”

Vetëm pak ditë më parë, u fol për një martesë të afërt dhe plane për të ardhmen, por në vend të kësaj, tashmë gjithçka...

Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

Të dhënat e Eurostat tregojnë se mbi 99 % e të rinjve 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, 2 % më shumë se të...

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e punës së Focus Group, ku...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV