Kreu i SPAK zgjedh dy prokurorë: Ja kush dua të jetë me mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështjet e shumta që kanë mbetur në duart e SPAK detyruan kreun e saj pak ditë më parë të kërkonte shtim në organikë. Ai u justifikua me faktin që ka shumë punë dhe e kanë të pamundur me aq personel të vijohet në kohën e duhur me shqyrtimin e dosjeve.

Ai ka propozuar dy emra që kanë kaluar nga vetting-u dhe që gjenden në krye të prokurorive në rrethe.

Referuar të dhënave mësohet se drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë dy emra konkret prokurorësh për t’u emëruar në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime bëjnë me dije se Kraja ka propozuar emrin e drejtueses së Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi, e cila ka kaluar me sukses në shkallët e vetting-ut, dhe drejtuesin e Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, i cili po ashtu ka kaluar vetting-un pa asnjë problematikë.

Në mbledhjen e ditës së sotme të KLP-së pritet të shqyrtohet kërkesa e Krajës, i cili e ka bazuar shtimin e SPAK me dy prokurorë të tjerë për shkak të numrit të lartë të çështjeve të SPAK. n.k./Fjala.al/

 

 

 

 

Të fundit

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Pyetja tani për Iranin dhe Izraelin: Kush mund të durojë më shumë dhimbje?

Izraeli dhe Irani janë tashmë të përfshirë në një përballje që do të testojë durimin e tyre ndaj dhimbjes dhe gatishmërinë për të përshkallëzuar...

Lajme të tjera

Web TV