Merkel kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë në muajin mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur sot se pret që në muajin mars të nisin negociatat e anëtarësimit për në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takimin me kryeministrin Edi Rama, Merkel theksoi se të dyja vendet kanë patur arritje të mëdha.

“Në emër të qeverisë gjermane dua të them se ne i përmbahemi perspektivës europiane të Shqipërise dhe tëBallkanit perëndimor. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe që para se gjithash në Këshill, në mars, të nisin negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy vendet kanë arritje të mëdha, edhe në Këshillin e fundit ne folem për këtë dhe shpresojmë që në mars të marrim rezultatet që dëshirojmë. Nuk është në interes vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por dhe në interesin tonë dhe të gjithëve që këto vende të bëjnë pjesë në BE. Ai që e njeh situatën e përgjithshme e di mirë që, është mirë që një ditë këto shtete të bëhen anëtare të BE-së. Meqenëse Komisioni i ri Europian thekson kriteret politike ka më shumë arsye për t’a çuar përpara këtë proces”, u shpreh Merkel.

Kancelarja e Gjermanisë kërkoi përmbylljen e reformës në drejtësi.

“Ne do të flasim për disa çështje, marrëdhëniet dy palëshe, ato ekonomike, kursi i reformave. Më lejoni të them se janë arritur shumë gjëra në lidhje me reformën në drejtesi. Kjo duhet të vazhdojë që reforma në drejtësi të përmbyllet, është e një rëndësie të veçante për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Angela Merkel.

Merkel dha mbështetje edhe për planin e rindërtimit për zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Lexo edhe :  Lefter Maliqi paralajmëron: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

“Për mua është një nevojë e veçantë që përballë termetit të 26 nëntorit në Shqipëri, ku shumë njerëz humbën strehen dhe pati një numër të lartë viktimash, të organizohet konferenca e donatorëve dhe Gjermania do të marrë pjesë aty. Bashkëpunimi dhe ndihma në rajon ishin impresionuese, megjithatë tërmeti ishte goditje e rëndë për Shqipërinë”, tha Merkel.

Rama-Merkel në konferencë, flasin për planin e rindërtimit

Të fundit

SHBA, 35 tonë kokainë e sekuestruar gjatë dy muajve

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës,...

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re. Stilistja prej vitesh është...

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza. Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte...

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në zonën e mbrojtur Pishë-Poros. Erërat...

Lapaj humbi mandatin, por ka zyrtarisht partinë e tretë më të madhe në vend

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të...

Lajme të tjera

Web TV