Përjashtohet ndryshimi i sistemit zgjedhor? Këshilli e diskuton në fund të mandatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse opozita parlamentare ka vendosur ndryshimin e sistemit zgjedhor si kusht të pjesëmarrjes së saj në tryezën e Këshillit Politik, duket se gjasat janë të vogla që ky propozim të merret parasysh nga “të mëdhenjtë”.

Në dokumentin e punës të miratuar sot në Këshill, dhe të shpërndarë nga Partia Demokratike, janë përcaktuar temat dhe datat respektive kur ato do të diskutohen.

Ajo që bie në sy është se propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor janë lënë që të bëhen më 10 mars, vetëm 5 ditë larg nga afati kur është parashikuar për t’u përmbyllur drafti përfundimtar i reformës zgjedhore.

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë duke iu shmangur vazhdimisht diskutimeve për ndryshimin e sistemin zgjedhor. Mazhoranca thotë se është e hapur për çdo diskutim, por pa treguar qëndrimin e saj mbi këtë çështje, ndërsa opozita jashtë-parlamentare akuzon mbështetësit e kësaj ideje se “po bëjnë lojën e Edi Ramës”.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor është kërkuar edhe nga disa organizata, përfshirë Nisma Thurje, e cila depozitoi në Kuvend një kërkesë me 50 mijë firma.

Sa i përket kalendarit të diskutimeve në Këshillin Politik, një periudhë e shkurtër i është lënë edhe propozimeve që do të bëhen për votimet jashtë vendi. Data 1 mars është parashikuar për të bërë propozimet në Këshill.

Duket se Këshilli Politik do i shmanget edhe dy çështjeve të tjera të rëndësishme siç është ligji i referendumeve dhe ligji për financimin e partive politike. Në planin e punës thuhet këto dy çështje “mund te prekin Kushtetutën dhe kërkojnë një debat me të gjerë apo rrugë miratimi tjetër”. Çështja e referendumit nuk është përfshirë fare në kalendar./Fjala.al

Lexo edhe :  “Marie-Oktobre”, kur e shkuara gjykon të tashmen

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV