U arratis si Gylenist, turku dënohen në Shqipëri me 1 vit burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të dënuar me 18 muaj burg shtetasin turk, Selami Simsek. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Simsek do të qëndrojë vetëm 12 muaj në qeli.

Ai u arrestua 5 muaj më parë në aeroportin e Rinasit nga ku planifikonte të udhëtonte drejt Kanadasë. Por gjatë verifikimeve ka rezultuar se dokumentet kanadeze ishin të falsifikuara dhe për këtë arsye do të qëndrojë 1 vit në burg.

Selami Simsek kërkoi më 8 janar azil politik në Shqipëri për shkak se i frikësohej kthimit në Turqi. Atje, Simsek konsiderohet anëtar i Lëvizjes Gylen, organizatë e shpallur terroriste nga Qeveria.

Selami Simsek u ndalua së bashku me shokun e tij, Harun Çelik, por ky i fundit u ekstradua pak ditë më parë në Turqi, vendim që është kundërshtuar nga disa institucione dhe organizata evropiane.

Të fundit

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën...

Spanja në “luftë” me flakët, raportohet për 7 viktima nga zjarret

Spanja është duke u përballur me 14 zjarre të mëdha dhe autoritetet paralajmëruan të premten se “kushte të pafavorshme” po e bëjnë më të...

“Rreziqet janë të larta” Trump niset drejt Alaskës

Trump është nisur me aeroplanin qeveritar në Bazën e Përbashkët Andreës pranë Uashingtonit. Bëhet e ditur se Trump është nisur për në Alaska. Trump postoi...

Sa zjarrvënës jemi?

Fatos Çoçoli Sikur të mos mjaftonte korriku 2025 me zjarret e shtuara 15 herë në krahasim me korrikun 2024, po kalojmë edhe në këto dy...

Goditje e fortë! Arrestohet kryebashkiaku opozitar dhe 43 zyrtarë të tjerë

Autoritetet turke arrestuan sot kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 43 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër...

Lajme të tjera

Web TV