Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

11 tërmetet shkatërrimtare që kanë goditur rëndë Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka përjetuar mbrëmjen e sotme një tjetër lëkundje të fortë tërmeti me magnitudë prej 5.4 të shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në Hamallaj të Durrësit duke bërë që qyteti bregdetar dhe Tirana të ndjenin lëkundjet më të forta. Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik te qytetarët duke bërë që të dalin në rrugë.

Tërmeti i 26-nëntorit të vitit të kaluar që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të jashtëzakonshme materiale ka krijuar panik te qytetarët, aq më tepër kur edhe Turqia u godit nga një tërmet shkatërrimtar para pak ditësh duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash.

Shqipëria është përballuar me një sërë tërmetesh shkatërrimtarë në të kaluarën. Këtu po publikojmë 11 rastet më tragjike të tërmeteve të rëna në Shqipëri.

  1. Tetor 17, 1851, Dëme dhe shkatërrime në qytetin e Beratit; Numri i të vdekurve mbi 400, Lëngëzim i shtresave të sipërfaqes së tokës shoqëruar me një pluhur sulfuri, rrëshqitje të mëdha dhe plasaritje e shtresave të tokës.
  2. 3 Gusht i vitit 1855: U shkatërruan fshatrat Bushat, Juban, Kozmac dhe Vau Dejës ; Dëmtime shoqëruar me plasaritje të sipërfaqes së tokës pati edhe në Shkodër, Karmë, Dushan, Toplanë dhe Bruc.
  3. Dhjetor 22, 1919 në Leskovik- Konicë; Shumë shtëpia u shkatërruan dhe shumë të tjera u dëmtuan rëndë në fshatrat përreth; Fshatrat grekë: Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko në rajonin e Konicës u shkatërruan plotësisht.

Mungojnë të dhënat për dëmtimet në qarkun e Kolonjës; Dëmtime pati (observime në terren në 1972) në fshatin Barmash dhe më pas në fshatin Qafzez. Rrëshqitje toke në zonën e Leskovikut.

  1. 18 Dhjetor, 1920, në Elbasan; Në qytetin e Elbasanit u shkatërruan plotësisht 173 shtëpi, ndërsa të gjitha të tjerat u dëmtuan lehtë. Zona e dëmtimeve arriti deri në Peqin. Numri i të vdekurve ishte 14, ndërsa i të lënduarve arriti rreth 300 persona. Në disa zona u shoqërua edhe me plasaritje të sipërfaqes së tokës.
  2. 30 Mars, 1921, në zonën e Peshkopisë; Shumë dëme u shënuan në qytetin e Dibrës në Maqedoni, ndërsa të dhënat për dëmet në territorin shqiptar mungojnë.
  3. Ultësira e Nënshkodrës më 27 Gusht 1948; Dëmtime serioze u shënuan përgjatë lumit Buna në qytetin e Shkodrës, por dëmet më të mëdha pësoi fshati Trush, në të cilin u shënua 1 i vdekur dhe 21 të lënduar. Lëngëzim masiv përgjatë dy anëve të lumit Buna.
  4. Lushnjë, 1 Shtator 1959; Dëmtime serioze pësuan fshatrat rreth Lushnjës, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat; Në qytetin e Lushnjës dhe në fshatrat Karbunarë dhe Karbunarë e Vogël nga 944 shtëpi në total, 109 u dëmtuan plotësisht ndërsa 510 të tjera u dëmtuan rëndë; Dëmtime pësuan edhe institucione si shkolla, spitale, kinema, etj në qytetin e Lushnjës, Fierit, Rrogozhinës dhe Peqinit. Lëngëzim masiv dhe mosqëndrueshmëri e sipërfaqes së tokës.
  5. 30 Nëntor të 1967 në Librazhd-Dibër; Dëmtime të rënda u shënuan në qarkun e Lushnjës dhe të Dibrës (13 zona me 177 fshatra) në Shqipëri si dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë; 6,336 godina u dëmtuan nga të cilat 534 u shkatërruan plotësisht .
Lexo edhe :  “Asgjësohet” opozita, 24 deputetë paditen në SPAK

Dëme u shkaktuan edhe në zonat e qarkut të Elbasanit, Tiranës, Rrëshen, Burrelit dhe Pogradecit ku numri i viktimave arriti në 12, ndërsa i të lënduarve në 174 persona; Shkëputje toke në formë zigzag në një gjatësi 30-50 km si dhe zhvendosje vertikale prej 20-50 cm në sipërfaqen e tokës, rënie masive e gurëve (pjesë shkëmbore) sidomos përgjatë zonës së epiqendrës.

  1. Tërmeti i 3 Prill 1969 në Tepelenë. Dëmtime serioze u shënuan në qarkun e Mallakastrës, Tepelenës, Fier, Berat, Vlorë, Përmet dhe Skrapar. 5,331shtëpi dhe 842 godina të tjera pësuan dëmtime të rënda. Fshatrat Rabije, Izvor dhe Cërrila (Tepelenë) u shkatërruan plotësisht, Shkëputje masive e sipërfaqes së tokës në fushën e Luftinjës.
  2. Tërmeti i Tiranës më 9 Janar 1988. Ky tërmet u ndje kryesisht në qytetin e Tiranës, dhe në fshatrat përreth saj si Petrelë e Arbanë në të cilat u shënuan dëme të lehta.
  3. Tërmet në qytetin e Durrësit më 26 nëntor të vitit 2019. Ky tërmet shkaktoi rreth 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të jashtëzakonshme materiale.

Të fundit

Një gol për secilën pjesë, Real Madrid mposht pastër Villarrealin

Real Madrid nuk has aspak vështirësi ndaj Villareal. Los Blancos fituan 2-0, në ndeshjen e luajtur në Madrid dhe...

Pse jeni gjithmonë të uritur? Arsyet pas oreksit tuaj të vazhdueshëm

Ndonjëherë u ndodh të gjithëve. Ka ditë kur sado të hani, përsëri ndiheni të uritur. Kjo, megjithëse është e zakonshme që ndodh herë pas...

Princ Leka sërish baba? Detajet “konfirmuese” të pritjes së ëmbël të partneres

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë në qendër të vëmendjes së mediave prej shumë kohësh tashmë dhe nuk e fshehin dashurinë...

Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin!

Nga Ylli Pata Për njerëzit, është e fiksuar ideja se “më keq se 14 shtator 1998”, s’e bën dot... Fabula e masave sekrete për të ashtuquajturën...

“Do ketë fatin e Salianjit”, Berisha:Pas tre muajsh edhe Bardhi rrezikon të jetë në burg!

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij gjatë protestës së përditshme poshtë banesës, tha se Salainji u burgos pasi sulmoi vëllezërit më...

Lajme të tjera

Web TV