28 janar -Ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

28 janar 1820 – U zbulua Antarktida. Procesi i zbulimit të Antarktidës e ka zanafillën që në vitet 600-300 p.e.s. Procesi filloi me mendimin e filozofëve grekë, sipas të cilëve rruzulli tokësor është simetrik dhe për të qëndruar në ekuilibër ai ka nevojë për një pjesë të madhe toke në Jug dhe vazhdoi për vite të tëra në kërkim të ishullit të Antarktidës. Edhe pse ishullit i janë afruar shumë zbulues, ata që e panë të parët kontinentin ose platformën e akullt bashkë me ekuipazhin që komandonin ishte ekipi rus, i drejtuar nga Fabian Gotlib von Belingshauzen dhe Mikhail Petroviç Lazarev.

28 janar 1986 – Shpërtheu 73 sekonda pas nisjes nga toka anija kozmike “Challenger”, anija e dytë kozmike që NASA kishte nisur të përdorte për misione hapësinore pas anijes “Columbia”. Fluturimin e parë anija e kishte bërë më 4 prill 1983, kurse më pas ajo kishte realizuar edhe 9 fluturime të tjera në trajektoren e tokës. Në aksident humbi jetën i gjithë ekuipazhi prej 7 vetash, 5 astronautë profesionistë dhe 2 trajnues.

Në vitin1099, kryqtarët filluan rrethimin e Hosn-el-Akradit të Sirisë

Në vitin 1262, bregu i Holandës Flamane shkatërrohet nga stuhia e madhe në veri.

Në vitin 1495, Papa Aleksandri VI (Roderic Llançol de Borja) jep të birin Çezare peng  te Sharli VIII i Francës.

Në vitin 1547, 9-vjeçari Eduard VI pason Henrin VIII si Mbret të  Anglisë.

Në vitin1855, lokomotiva e parë shkoi nga Oqeani Atlantik drejt Oqeanit Paqësor në hekurudhat e Panamasë.

Në vitin 1860, Britania zyrtarisht e ktheu bregun e mushkonjave në Nikaragua.

Në vitin 1871, Parisi u dorëzohet prusianëve.

Në vitin 1878, u bë shkëmbimi i parë i telefonit dhe Xhorxh U. Koi u punësua si operatori i parë i telefonit me kohë të plotë.

Të fundit

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë...

VIDEO: Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga...

Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve. Ata janë kundër ndërhyrjes në...

“Erion Veliaj nuk mund të mbajë peng karrigen, ta shkarkojmë!”

Këshilltari bashkiak i Tiranës, Endri Shabani këmbëngul në thirrjen e tij që kryebashkiaku Erion Veliaj të shkarkohet nga detyra dhe të hapet rruga për...

Tentoi të shpëtonte turistët, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi...

Lajme të tjera

Web TV