Francë/ Zjarrfikësit përleshen me policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protestat kundër reformave të presidentit Macron vazhdojnë të pushtojnë rrugët e Parisit. Gjatë protestave të sotme policia franceze është përleshur me zjarrfikësit. Këta të fundit kërkojnë rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Ata kërkojnë gjithashtu edhe një rritje të bonusit për shkak të rreziqeve në punë, bonus i cili nuk a ndryshuar që nga viti 1990.

Nga ana tjetër, policia gjuajti drejt protestuesve me gaz lotsjellës dhe goditi disa protestues me shkopinj gome.

Kjo është protesta e radhës pas atyre të vitit të kaluar në tetor të vitit 2019, me të njëjtat kërkesa.

Franca po përballet me trazira të shumta pasi sindikatat janë mobilizuar kundër planeve të presidentit, Emmanuel Macron, për të reformuar sistemin e pensioneve./Fjala.al/

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV