Vrasja e Jak Prengës/Anglezët zbardhin detajet, si u zhduk 283 kg kokainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur për pengmarrjen dhe zhdukjen e Jak Prengës, babait të 5 fëmijëve në Kamëz.

Hetuesit anglezë kanë bashkëpunuar me policinë shqiptare për zbardhjen e pengmarrjes.

Njëri nga vëllezërit Prenga, ka qenë në përgjim në Angli, si i dyshuar për transportimin e lëndëve narkotike.

Grupi kriminal me qendër në Shijak, ka dashur të fusë në territorin anglez 283 kilogramë kokainë.

Antidroga britanike raporton se kanë monitoruar grupin kriminal më parë kur kanë futur në territorin anglez 60 kilogramë lëndë narkotike, të llojit kokainë.

Droga është futur nga një port i Anglisë, dhe transportuesi i drogës ka qenë njëri nga tre vëllezërit Prenga që banonte në Angli.

Në dhjetor të 2019-s, grupi ka përdorur sërish një nga vëllezërit Prenga, për të nxjerrë nga porti 283 kg kokainë.

Sasia e drogës ka dalë nga porti, por nuk është çuar në destinancion nga njëri prej vëllezërve Prenga.

Si pasojë e mungesës së drogës, grupi në Shqipëri ka marrë peng Jak Prengën, vëllain e njeriut që nuk dorëzoi në destinancion 283 kg kokainë.

Marrja peng e Jak Prengës në Kamëz, është kryer duke përdorur sende të forta dhe armë.

Sipas policisë e prokurorisë, autorët kanë përdorur makinën e një këngëtareje, mjet i cili është vjedhur. Policia ka refuzuar të japë emrin e këngëtares së cilës i është vjedhur makina.

Pengmarrja ka ndodhur, për të detyruar vëllanë tjetër të Prengës në Angli të tregonte se ku e kishte çuar drogën, e nxjerrë nga porti.

Bisedat mes personave në Shqipëri dhe Angli janë përgjuar nga autoritetet angleze. Nga përgjimet vëllai i Jak Prengës në Angli, shprehet disa herë “…ku ma keni çuar vëllanë, ku ma keni çuar vëllanë…!”.

Lexo edhe :  Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale

Nga kamerat filmike, është provuar se Jak Prenga ka hyrë i gjallë në resortin Garden në Shijak por ka shumë dyshime se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Jak Prenga është nxjerrë i vdekur nga ambientet e resortit Garden, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e trupit./Fjala.al/

Të fundit

Ju prezantojmë me historinë e gruas së ardhshme të njeriut më të pasur në botë

Ajo pritet të martohet me miliarderin e Amazon-it, Jeff Bezos. Por kush është pilotja dhe gazetarja fituese e çmimit...

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i bëri...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

Lajme të tjera

Web TV