Vrasja në Korçë/Flet autori i krimit: Ja përse i rashë me sëpatë në kokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Korça u trondit nga një krim makabër pasditen e sotme, ku detaje të reja vijojnë të dalin në dritë. Kështu, viktima, i cili u qëllua me sëpatë është identifikuar si Dashnor Osmani rreth të 50-ve. Ndërsa autori i këtij krimi mësohet se është shtetasi Zamir Topi 42-vjeç, të dy banues në fshatin Pocestë të Korçës.

Sipas detajeve të zbuluara pas krimit, të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive krejt banale, ku autori i krimit akuzonte vazhdimisht Osmanin se i kishte dëmtuar varrin e mamasë së tij.

Në zënkë e sipër, Zamir Topi e ka qëlluar me sëpatë në kokë shtetasin Dashnor Osmani duke e lënë të vdekur në vend.

Dëshmitarët që kanë parë ngjarjen rrëfejnë të tronditur krimin makabër.  “E goditi me sëpatë në kokë disa herë. U trondita. Sa e pashë u largova kisha frikë. U tmerrova desh më ra të fikët”, tha për mediat një i ri.

Autori i krimit Zamir Topi dyshohet se është person me aftësi të kufizuara mendore. Ndërsa viktima Dashnor Osmani, ishte shitës ambulant i bananeve në pazarin e Korçës. Viktima Osmani mësohet se është vëllai i një ish-shefi i komisariatit.

Policia ka arrestuar autorin e krimit për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Vetë autori ka rrëfyer krimin para uniformave blu se nuk e duronte dot më gjendjen që ishte krijuar pasi viktima i kishte dëmtuar disa herë varrin e mamasë së tij.

E godita disa herë me sëpatë të cilën e bleva sot në mëngjes. Ishalla nuk vdes. Nuk dua të bëj krim. Unë nuk jam kriminel. Prej vitesh jemi grindur me njëri-tjetrin. Ai vendosi eshtrat e nënës së tij tek varri i nënës time. Nuk e duroja dot këtë gjë. E kisha paralajmëruar. Nuk gjeja qetësi. I thashë sërish sot por nuk mori vesh. Ndaj e godita”, mësohet të jetë shprehur 42-vjeçari, autori i krimit.

Lexo edhe :  Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, banesa shkrumbohet plotësisht

Dashnor Osmani dhe Zamir Topi ishin gjithashtu bashkëfshatarë me njëri-tjetrin dhe kishin varrosur në 2014 të afërmit pranë njëri-tjetrit. Por, dëmtimi i varrit të autorit të krimit ishte bërë sebepi i konflikteve të vazhdueshme mes Topit dhe Osmanit, konflikt që përfundoi me një vrasje makabre të pasdites së sotme në qytetin e Korçës.  /Fjala.al/

Të fundit

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll...

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Gjermania nuk jep më armë për Izraelin

Vendimi i izraelit për të pushtuar Gazën, ka nxitur reagime të forta rreth botës, me shumicën e vendeve qe po e shohin këtë si...

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të kërkesave të PDK dhe LDK...

Lajme të tjera

Web TV