Zjarri kërcënon shqiptarët, një magazinë në Elbasan përpihet nga flakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një magazinë është përfshirë nga flakët në lagjen “Shënkoll”, në Elbasan, orëve të vona të mbrëmjen së djeshme. Magazina është në pronësi të Leonard Mustafait. Policia  se nga flakët nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Mësohet se, materiali i djegur nga zjarri përdorej për tapiceri. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Bëhet me dije se, dëmi i shkaktuar nga flakët në magazinë arrin vlerën e mijëra eurove.

Ende nuk dihen shkaqet. Dyshimet e para flasin për një shkundi elektrike po ende nuk bëhet e qartë. I zoti i magazinës ka mohuar të kishte konflikt me ndonjë person, çka policia fillimisht nuk e ka përfshirë në hetime pistën e zjarrvënjes së qëllimshme.

Zjarri, në fakt, prej muajsh është kthyer në një kërcënim serioz jo vetëm për dyqane, banesa, e magazina po edhe për jetët e njerëzve. Janë një sërë shkaqesh të cilat rrallë analizohen që shkaktojnë zjarret kryesisht nëpër shtëpi po asnjëherë shteti nuk ka ngritur një mekanizëm që të ndërhyjë kryesisht tek bombat e gazit.

Një tjetër shqetësim dhe kërcënim serioz për jetët e njerëzve janë edhe instalimet nëpër banesa. Një shkëndijë elektrike gjithnjë është rrezik, edhe pse asnjë institucion përgjegjës nuk ngre zërin për cilësinë e dobët të materialeve elektrike e kryesisht përcjellësve, që në vendin tonë janë të gjithë problematik. n.k./Fjala.al/

 

Të fundit

“Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

Në një seri postimesh të realizuara në mbrëmje vonë në llogarinë e tij në Truth Social, presidenti amerikan Donald...

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të saj, si dhe të atyre të degës së saj Horizon Air, për...

Meta: Gjykatësit nuk janë të paanshëm, janë nën përgjimin e punonjësve anonim të BKH

Ish-Presidenti Ilir Meta vlerëson se asnjë gjykatës në Shqipëri nuk mund të jetë i paanshëm, për shkak se sipas tij janë të survejuar dhe të përgjuar...

Pëllumb Pilinçi në Kosovë: Unë do bëj botën të na përulet, Rama pis dhe injorant

Profesori shqiptaro-amerikan, Pëllumb Pilinçi i cili është zotuar për krijimin e një qeverie teknike ka qenë së fundmi i ftuar në Kosovë ku dhe...

Harry Kane ka një synim me Bayern dhe e thotë botërisht në media!

Pasi fitoi trofeun e parë në karrierë me Bayern Munich, që përkon me titullin kampion në Gjermani, sulmuesi anglez Harry Kane shpreson që të...

Lajme të tjera

Web TV