FOTO/ Sherr në Bayern, lojtarët përleshen në stërvitje

Dy lojtarë të Bayern Munchin, Jerome Boateng dhe Leon Gortezka e kanë mbyllur keq seancën stërvitore të ditës së sotme, pasi janë kapur me njëri-tjetrin.

Në një raportim të “Bild” thuhet se dyshja ishin duke u stërvitur, kur Boateg kishte tentuar që të kalonte Goretzkan me top, e më pas ky i fundit ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj shokut të skuadrës.

Mbrojtësi gjerman goditi në fytyrë shokun e skuadrës duke nxitur kështu fillimin e përleshjes fizike midis tyre. Është dashur ndërhyrja e Robert Lewandowskit dhe Thomas Muller që lojtarët të ndaheshin e e të qetësoheshin./Fjala.al/