Përveç ndarjes së çmimeve për lojtarë dhe lojtare të ndryshme, “Mbrëmja Gala e më të mirëve të Vitit” ishte shumë e rëndësishme edhe për lojtarët e Kombëtares. Të gjithë futbollistët e Përfaqësueses u pajisën me pasaportë, teksa Kryeministri Rama ia dorëzoi të parit Elseid Hysajt.
Nuk munguan as batutat mes Hysaj-t dhe numrit një të qeverisë. Më pas, Hysaj tha: “Dua t’ju falënderoj të gjithëve, Kryeministrin që mbajti fjalën për pasaportat, pasi është emocioni i dytë shumë i madh për kualifikimin është kënaqësi edhe më e bukur me grupin që na ra. Kam shumë besim te çunat se do t’ja dalim dhe do të bëjmë surprizën në Gjermani”/e.t