Ndërtimi i 2 kampuseve universitare dhe godinës së Policisë jepen me PPP

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një vendim që mban nr 908 i datës 20.11.2019 në të cilin është përcaktuar autoritet kontraktor për procedurën e partneritetit për zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit të Tiranës, ndërtimi i godinës së Universitetit të Arteve dhe ndërtimin e korpusit të policisë së Shtetit. Për të tria këto projekte mësohet se autoritet kontraktues për zhvillimin e të gjitha procedurave do të jetë bashkia e Tiranës.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve10,13, pika 3,16e18,të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të ministrit të Kulturës, të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

  1. Përcaktimin e Bashkisë Tiranë si autoritet kontraktor për të ndërmarrë e për të zhvilluar procedurat për dhënie me koncesion/partneritet publik privat të projekteve:“Ndërtimi i kampusit të ri të Universitetit të Tiranës”, “Ndërtimi i godinës së Universitetit të Arteve të Tiranës” dhe “Ndërtimi i korpusit të Policisë së Shtetit”.
  2. Komisioni, i cili do ngrihet në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 125/2013,“Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”,të ndryshuar,përndjekjen e procedurave,sipas pikës1 të këtij vendimi, përbëhet prej 9(nëntë) anëtarësh, nga të cilët 5(pesë) anëtarë nga Bashkia Tiranë,

Dy anëtarë nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO), një anëtar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe një anëtar nga Ministria e Brendshme.

  1. Komisioni i ngritur, sipas pikës 2 të këtij vendimi, për marrjen e opinioneve dhe të ekspertizave të nevojshme, asistohet nga përfaqësues të Universitetit të Tiranës, të Universitetit të Arteve të Tiranës dhe të Ministrisë së Brendshme. Komisioni mund të angazhojë këshilltarë të jashtëm për të siguruar mbështetjen e ekspertëve në përgatitjen e procedurave të koncesionit/partneritetit publik/privat.
  2. Ngarkohet Bashkia Tiranë të administrojë procedurat për dhënien me koncesion/PPP, në përputhje me ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, të projekteve,me objekt:“Ndërtimi i kampusit të ri të Universitetit të Tiranës”, “Ndërtimi i godinës së Universitetit të Arteve të Tiranës” dhe “Ndërtimi i korpusit të Policisë së Shtetit”.
  3. Ministria e Financave dhe Ekonomisë vlerëson e miraton paraprakisht projektet sipas këtij vendimi, si dhe çdo ndryshim apo transferim të tyre nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.
  4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Brendshme dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Lexo edhe :  Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Zv/kryeministri Erion Braçe

Të fundit

Dashnor Sula: “PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton”

Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet....

Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, të ardhurat 59% më të ulta…

EDUARD ZALOSHNJA - Sipas Eurostatit, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë është 101%. Që do të thotë se çmimet...

Përballje titanësh në gjysmëfinalen e Botërorit, formacionet zyrtare të Real Madrid-PSG

PSG dhe Real Madrid përballen sot në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, një duel që për shumëkënd është finalja e mirëfilltë e këtij turneu...

Liverpool nuk ndalet, ofron 100 mln euro për dy yjet e Barcelonës

Liverpool është padyshim një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Pas transferimit të Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Milos Kerkez, kampioni i...

23-vjeçari në Mat gjendet i pajetë! Ka disa shenja, dyshohet për vrasje

Një 23-vjeçar i identifikuar si Renis Dobra është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit në fshatin Madhesh të Matit. I riu ishte denoncuar...

Lajme të tjera

Web TV