Nesër miratohet ‘Anti-shpifja’/BE: Hiqni dorë, ndryshe s’ka negociata

Bashkimi Evropian i bën thirrje qeverisë shqiptare se po vë në rrezik hapjen e negociatave me miratimin në Kuvend të paketës ‘Anti-shpifje’, që cenon lirinë e medias.

Reporteri për Shqipërinë në Grupin Partive Popullore Evropiane të Parlamentit Europian David Lega deklaron se qeveria duhet të reskeptojë kriteret e Kopenghagenit. Ndryshe rrezikohet seriozisht hapja e negociatave me Bashkimin Evropian.

Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE.  Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”, shkruan Lega në Twitter.

Nesër Kuvendi miraton paketën ‘Antishpifje’ pas kthimit të tij nga presidenti Ilir Meta, ku mazhoranca nuk e ka marrë fare në shqyrtim dekretin e kreut të shtetit.

Miratimi pritet të shoqërohet me protesta të shumta të gazetarëve, por edhe organizmave ndërkombëtarë të cilët theksojnë se me këtë ligj cenohet liria e medias.