Premiera e filmit “I love Tropoja”, VIP-at flasin për Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të mërkurë, në Pallatin e Kongreseve po mbahet premiera e filmit  “I love Tropoja”. Në këtë event të shënuar për kinemanë shqiptare, është spikatur prania e personazheve të njohur të ekranit.

Të pranishëm ishin aktorë, regjisorë, politikanë biznesmenë dhe miq të aktorit Ermal Mamaqi që në këtë rast është producent i filmit.

Gazetarja e Fjala.al, Enkeleda Fishekaj, e cila ishte e pranishme në eventin për premierën e filmit, ka marrë në intervistë disa prej aktorëve që ishin të pranishëm.
https://youtu.be/9bVWpjMpHdo
Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja, i cili luan në spektaklin “Portokalli”, për mikrofonin e Fjala.al, deklaroi me humor se do të largohej nga premiera e filmit të mikut të tij nëse i pranishëm do të ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, këngëtarja e njohur Soni Malaj, ka shprehur “xhelozi” për rolin e të bukurës së Tropojës. Këngëtarja ka deklaruar se do ta kishte pranuar me kënaqësi të luante rolin e të bukurës së Tropojës nëse Ermali do ta kishte ftuar.

Ndërkohë, aktori i njohur Vis Ukcenaj, i cili luan në spektaklin “Klanifornia”, ka thumbuar kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit luan si aktor në filmin “I love Tropoja”.

Aktori Ukcenaj tha me humor se shpresonte që Edi Rama si aktor të mos jetë si është në realitet në postin e kryeministrit.

Filmi “I love Tropoja” është filmi i tretë për aktorin dhe producentin Ermal Mamaqi. Dy filmat e tij të mëparshëm, shumë të suksesshëm, janë “Dy gisht Mjaltë” dhe “Femrat”. /Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV