VIDEO/Flet Dritan Zagani: Pse s’e hetova bandën e drogës, zbulova se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-shefi i Antidrogës për qytetin e Vlorës, Dritan Zagani është rrëfyer për mediat italiane teksa tregon arsyet se përse nuk mundi të hetonte dot bandën e drogës, ku rezultoi i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Dritan Zagani i cili ka përfituar azil politik në Zvicër për shkak se përndiqej nga shteti shqiptar, tregon se si ra në gjurmët e bandës së Habilajve në qytetin e Vlorës.

Ai thotë për televizionin TG3 se pas investigimit pa që pronari i trafikimit të drogës ishte vetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.  Ai tregon historinë e tij, se si zbuloi që makina e ministrit të Brendshëm përdorej nga eksponentë të mafies.

Zagani thotë se ai nuk mundi të bëjë asgjë kundër bandës së drogës, pasi ishte kjo e fundit që e çoi atë pas hekurave. Ndërsa shton se ai kërkon që drejtësia të vihet në vend, veçanërisht në rastin e tij kur është ndaluar dhe kërkohet me pa të drejtë.

Ndërkohë që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua me 2 vite e gjysmë punë të detyruar, Zagani kërkohet ende nga policia shqiptare.

Ajo e ka futur atë në listën e kuqe të të shumëkërkuarve. Por kjo një është tentativë e kotë sepse Dritan Zagani nuk ekziston në listat e Interpolit. Ndërsa në Zvicër kanë kërkuar azil politik edhe oficerë të tjerë të antikrimit që vijnë nga Shqipëria./Fjala.al/

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV