VIDEO/Rey Manaj bën realitet ëndrrën e madhe, stërvitet krah Lionel Messit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i cili disa ditë më parë u prezantua te Barcelona B në Spanjë është thirrur në stërvitje nga trajneri i Barcelonës së madhe  Qiuque Setien. Manaj i është bashkuar thirrjes së trajnerit duke u stërvitur përkrah yjeve të ekipit katalanas si Messi, Griezzman, Rakitiç, Vidal etj.

Manaj e kishte shprehur prej kohësh dëshirën e tij për të luajtur me Barcelonën e Messit me shokë. Kjo ëndërr i është bërë sot realitet, ndërsa tashmë pritet nëse performanca e tij do të bindë trajnerin e katalanasve, për ta pasur në formacion.

Mediat spanollje shkruajnë se me shumë mundësi ai do të jetë pjesë e ekipit. Ndërsa shumë të tjerë shpresojnë që futbollisti i kuqezi të luajë në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Leganesit në orën 19:00 të mbrëmjes së nesërme.

Trajneri Setien ka marrë edhe katër lojtarë të tjerë nga të rinjtë për t’i përfshirë në ekipin për ditën e nesërme, si Iñaki Peña, Riqui Puig, Collado dhe djaloshin e talentuar Ansu Fati./Fjala.al/